Pas lajmit të ikjes së Sonilës nga Ora News, Bilushi i Metës vendosi të bëjë një deklaratë në mbështetje të saj:
“Të dashur miq!
Regjimi diktatorial i Edi Ramës në formën e një regjimi kleptokrat, bëri dhe aktin e fundit taliban ndaj medies së lirëe.
Ai detyroi gazetaren e njohur të largohet nga ekrani, njësoj si talibanët ndalojnë spikeret e lajmeve në Kabul të japin lajmet.
Ndaj saj ka pasur forma të ndryshme presioni dhe ajo iku vetë, të mos kishte gjakderdhje.
Pas largimit të saj, duket se stacioni në fjalë po dorëzohet dhe shumë shpejt do të bjerë në dorë të talibanëve të Edi Ramës.
Ikja e saj është po aq e dhimbshme sa ikja e amerikanëve nga Afgansitani dhe arratisja e presidentit Ghan.
Tani media opozitare do përballet me një realitet të ri.
I bëj thirrje televizionit Zeni.net, të strehojë emigrantët e mbetur rrugës nga ky pushtim taliban i Edi Ramës.
Nuk është e thënë që Zenit t’u përtërijë kontratën vetëm atyre që sulmojnë ambasadoren Yuri Kim, apo SHBA, apo qoftë dhe marrjen e emigrantëve afganë.
Ai duhet të sigurojë në radhë të parë gazetarët e shquar që u ndeshën me regjimin e Edi Ramës dhe u detyruan të largohen që të mos ketë gjakderdhje.
Sot ne jemi të gjithë solidarë me Sonilën dhe kolegët e saj që po shikojnë mundësinë të gjejnë rrugë të reja të rezistencës ndaj këtij regjimi taliban”.