1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Vuçiçi ndryshon qëndrim në lidhje me çështjen e Kosovës: Pavarësia e Kosovës është vulosur

May 15, 2018
in Blog
        
 

Nga zotimet se është puna e tij të mos e japë Kosovën e deri te deklaratat më të fundit se pavarësia e Kosovës është një punë e mbaruar, presidenti i Serbisë e ka ndryshuar shumë që nga viti 2012 qëndrimin e tij në lidhje me ish-provincën e Serbisë.

Nga Maja Zhivanoviç, Beograd

Pasi u zotua se detyra e Partisë së tij Progresive Serbe nuk ishte «të dorëzonte» Kosovën nëse ajo do të vinte në pushtet, deri te deklaratat më të fundit se politikat e gabuara të Serbisë kishin «vulosur» pavarësinë e Kosovës, retorika e Aleksandër Vuçiçit për Kosovën ka ndryshuar dukshëm gjate viteve.

«Politika e qeverisë së re progresive nuk do ta njohë Kosovën», tha Vuçiq në korrik 2012, sipas Deutsche Welle, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë në maj të atij viti. Një vit më parë, Serbia dhe Kosova filluan negociatat për «normalizimin» e marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Ndërsa Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, Serbia ende e trajton ish-provincën e mëparshme si pjesë të territorit të saj.

Një vit pasi Partia Progresive erdhi në pushtet, Serbia dhe Kosova nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, duke miratuar një draft marrëveshje me 15 pika mbi normalizimin e marrëdhënieve më 17 prill. Teksti i marrëveshjes u iniciua nga të dy kryeministrat. Megjithatë, qëndrimi i Vuçiqit ndaj pavarësisë nuk kishte ndryshuar. «Politika e Serbisë është se Kosova nuk është e pavarur, se ne nuk do ta pranojmë atë si shtet», tha Vuçiç para udhëtimit të tij në veriore me shumicë serbe të Kosovës në maj 2013, sipas të përditshmes Kurir. Mediat serbe e kapën Vuçiçin duke qarë në janar 2015, në ceremoninë ku u zbulua monumenti i mbretit mesjetar të Serbisë Milutin, në Graçanicë në Kosovën qendrore.

Më pas ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos largoheshin nga atdheu i tyre. Tre muaj më vonë, Vuçiq tha gjatë një paraqitjeje publike se Serbia «gjithmonë do të bisedojë me shqiptarët, por kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës», raportoi agjencia e lajmeve Tanjug. «Ndoshta ëndrrat tuaja do të bëhen realitet. Nuk kam asgjë kundër kësaj. Ju mund të shpresoni.

Ndoshta kjo do të ndodhë për ju, por unë s’do të isha shumë i sigurt», tha Vuçiq në të njëjtin muaj, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi njohjen e Kosovës të bëra nga gazetarët shqiptarë gjatë vizitës së tij në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët serbë dhe ata të Kosovës vazhduan të mbanin takime herë pas here në Bruksel, si pjesë e procesit të dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Megjithatë, në korriku 2017 presidenti serb e befasoi publikun me një letër të botuar në të përditshmen Blic, ku tha se serbët «nuk duhet të fusin kokën në rërë si struc kur bëhet fjalë për Kosovën» dhe se realiteti duhet të pranohet. Kjo letër në të njëjtën kohë i bënte thirrje të gjithëve në Serbi t’i bashkoheshin një të ashtuquajturi «dialog të brendshëm» për të ardhmen e Kosovës.

«Është koha që ne si një komb të mos i fusim kokat në rërë dhe të përpiqemi të jemi realist, të mos lejojmë veten të humbasim apo të japim dikë atë që kemi, por gjithashtu të mos presim atë që e kemi humbur kohë më parë», theksoi Vuçiq. Edhe pse nuk u bë kurrë e qartë se në çfarë faze ishte «dialogu i brendshëm» mbi Kosovën dhe se cili do të ishte rezultati i tij, Vuçiç deri atëherë e kishte ndryshuar qartë gjuhën e tij në lidhje me Kosovën.

«Nuk ka zgjidhje të mirë për KIM (Kosovën dhe Metohinë) për ne, por kompromisi nënkupton se si serbët ashtu edhe shqiptarët do të jemi disi të kënaqur ose të pakënaqur», tha Vuçiq më 13 prill pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, raportoi Vecernje Novosti. Megjithatë, ai shtoi se kancelarja Merkel «e kupton se çfarë do të thotë Kosova për Serbinë».

Tre ditë më vonë, presidenti paralajmëroi se një zgjidhje përfundimtare nuk do të ishte e lehtë për serbët, duke shtuar se problemet «nuk duhet të shtyhen dhe duhet të zgjidhen», raportoi agjencia e lajmeve Tanjug. «Mos harroni, nëse dëshironi vërtet një zgjidhje, duhet të fitoni një referendum në vendin tuaj. E vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se zgjidhja nuk do të jetë pa dhimbje për serbët», tha ai.

Më 25 prill Vuçiq deklaroi se suksesi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE «varet nga Kosova» dhe se «ne duhet ta zgjidhim këtë çështje», raportoi Tanjug. «Nëse mendoni se jam gati të them nesër, ‘mund ta keni pavarësinë e Kosovës në këmbim të asgjëje, nuk jam gati. Por ‘mund ta keni Kosovën në këmbim të diçkaje.’

Epo, le të shohim se çfarë është kjo diçkaja», tha Vuçiq, raportoi Kurir më 7 maj. Katër ditë më vonë, ai njoftoi përsëri qytetarët e Serbisë se ata do të kishin një mundësi për të thënë fjalën e tyre në lidhje me Kosovën. Ai shtoi se «të gjithë flasin për ‘tokën e shenjtë’, por askush nuk dëshiron të jetojë atje», njoftoi faqja e lajmeve Kossev të ketë thënë ai.

I njëjti raport pohoi se Vuçiq kishte thënë gjithashtu se «Kosova është për ne kur kemi nevojë t’i japim ndonjë shuplakë politike dikujt dhe kur kemi nevojë të tregojmë me një vepër konkrete se çfarë është Kosova për ne, por pastaj kryesisht s’është asgjë, ose është më pak se aq».

Deklarata e fundit e Vuçiqit për Kosovën, raportoi agjencia e lajmeve Tanjug më 13 maj, ishte se «politika e gabuar dhe disa lëvizje të Serbisë i kishin vënë pothuajse vulën zarfit të pavarësisë së Kosovës». Presidenti serb gjithashtu shtoi se ai ishte i shqetësuar nga raportet se më shumë njerëz po largoheshin nga Serbia.


        
 
Next Post

Video/ Ja si duket “Arka e Noe-së” në jetën reale!

Lum ata që e kanë marrë! Para se të largohet Sheiku bën “hatanë”me personelin e hotelit në Mal të Zi!

Ramazani fillon nesër. Mjeku paralajmëron: Mos bëni gabimin të lini pa ngrënë këtë ushqim

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com