Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj thirrjes së ambasadores së SHBA ,Yuri Kim e cila tha se PD-ja duhet të shohë nga e ardhmja pa një këmbë të ngecur në të shkuarën.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka renditur disa arritje të kësaj force politike, të cilat sipas tij nuk mund të harrohen dhe duke bërë që çdo demokrat të ndihet krenar.
“E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!”, shkruan Paloka.
Postimi i plotë i Edi Palokës:
E shkuara” e PD eshte histori suksesi , krenarie dhe lavdie per gjithe shqiptaret…!
E shkuara e PD eshte permbysja e komunizmit dhe hapja e rruges per demokraci!
E shkuara e PD eshte fitorja e pluralizmit ne Shqiperi.
E shkuara e PD eshte largimi i Shqiperise nga Lindja dhe rivendosja e mardhenieve me SHBA e partneret tane natyral, Perendimin!
E shkuara e PD eshte vendosja e ekonomise se tregut dhe lirise se biznesit ne Shqiperi!
E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.
E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!
E shkuara e PD jane keto dhe shume te tjera per te cilat jo vetem demokratet por dhe shqiptaret duhet te ndjehen krenare!
Prandaj ne demokratet jemi dhe shpresa e shqiptareve per te ardhmen sepse kemi pas nje histori te lavdishme nderkohe qe kundershtaret tane, ata qe qeverisin sot , kane nje te shkuar te zeze dhe nje te tashme po aq te zeze per shqiptaret!
Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar te shkuaren , por duke bere te kunderten; duke e ngritur kete te ardhme mbi vlerat me te mira te se shkuares e duke shkelmuar te keqen e asaj te shkuare!
Asnjë nga këto ngjarje nuk ka lidhje me PD dhe Berishën . Antarsimi në NATO dhe liberalizimi i vizave ishin projekte 20 vjeëcare jo të Saliut PD por të SHBA-së dhe BE dhe u përmbyllën kur u erdhi koha pavarësisht se cila forcë politike ishte në pushtet.
Berisha e largoi Shipërinë nga lindja dhe e futi në Konferencën Islamike, kurse përmbysjen e komunizmit nuk e bëri PD por shqiptarët anembanë Shqipërisë. PD shkatërroi demokracinë dhe në vitin 1996 e ktheu vendin në një neodiktatur që përpak përfundoi me një luftë civile dhe rrëzoi nga pushteti diktatorin e ri Sali.
Ekonomin e tregut PD e vendosi me shkatërrimin e Shqipërisë, vjedhje dhe grabitje pasurish dhe pronash, firmat piramidale dhe ligjin 7501. Statusin kandidat akoma nuk e ka marre Shqipëria dhe nuk e di se çfarë ëndrrash shikon Paloku.
Ndersa, për çeshtjen e Kosovës, Paloku duhet të fshihet dhe të mos ndihet, sepse PD dhe Saliu ishin kundra Rambujes dhe Shqiponja e PD me Sali Berishën u kthyen një nga elenmentët më kriminal antikomb, duke furnizuar makinerinë e luftës serbe me naftë. A mund tu thotë shqiptarve Paloku se kur dhe ku është ftuar në bisedime apo dhe kontakte me UÇK dhe Rugovën dhe ai kishte të drejtë Berisha të hynte në Kosovë?!
PD me Saliun ka mbi shpatulla dhe një grusht shteti, që shumë shpejt do jepet llogari dhe një 21 Janar dhe Gërdec. Nëse ka demokrat që mund të krenohet me këto krime atëhere shko pyeti Palok, por nuk besojmë se ekzistojnë në Trojet Shqiptare. /Ekskluzive.al