1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Ekskluzive

Anri Bala: Lulzim, aman mos “qaj shumë” për hallet tona… se nuk ta shpërblejmë dot në hallet tuaja!

November 23, 2021
in Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar
        
 

Nga Anri Bala

Ky Kuvendi i ri, në vazhdën e legjislaturave të turpshme dhe i mbushur me nje tufë kllounësh , pelivanësh, akrobatësh dhe majmunësh imitues, deri më tani i ka përmbushur të gjitha qëllimet e tij, me kryetar të dalë nga kuplaraja që hiqen si të virgjër e që drejtojnë turma lehsish, me dy këmbësha që zgërdhihen me batutat e padronëve të tyre, apo shtrëngojnë dhëmbët kur ua sulmojnë, sepse në këtë arenë cirku, i gjithë debati rretullohet rreth tyre, padronëve të “sallë stallës” dhe asgjë jashtë saj.

Ndoshta, Edi Rama merr vesh më shumë për cilësinë e miellit se sa të diellit, sikurse pretendon Lulzim Basha, po kjo pak i’u vlen shqiptarëve. Në fakt, shqiptarët duan të dinë si shpenzohen paratë e tyre, në duart e kujt shkojnë, pse nuk kanë të ushqehen, veshmbathen, e të jetojnë ata dhe fëmijët e tyre si këta dhe fëmijët e këtyre, sepse janë bajatur me fjalime që vështirë t’i kapërdijë njeri si të vërteta, sidomos e thënë nga goja e atyre që “sallhanen” e kanë përdorur për tu kamur aq shumë, sa ato të shkretat lekë, kur nuk kanë letër, i përdorin për të fshirë prapanicën.

E kanë kthyer Kuvendin në arenë cirku, ku duam apo s’duam argëtohemi duke dëgjuar idiotësi nga më të ndryshmet, gënjeshtra nga më të pabesueshmet, për të qeshur pak, sepse… jemi të pafuqishëm për të qarë. Se edhe ato të shkreta lot përfundojnë një ditë, nuk janë çezmë, se është qarë aq shumë në këtë vend sa na i kanë tharë të shkretët sy. Por fakti që nuk qajmë dot, nuk do të thotë se jemi të lumtur! As fakti që nuk qeshim dot kur dëgjojmë Lulin, se do t’i bëj vettingun vetes e pastaj të tjerëve, nuk do të thotë se nuk na vijnë zorrët në grykë nga këto lëtyra, që mbajnë erë edhe të mbuluara.

Luli, nuk ka nevojë të luftojë për vettingun e politikanëve, na mjafton të ketë mirësinë dhe guximin t’i denoncoj ato me fakte të pakundërshtueshme bashkë me Lulziun, t’i kallëzoj në organet ligjzbatuese, që shkelësit e ligjit të përfundojnë atje ku e kanë vendin dhe jo të largohen me thesin e parave në kurriz, si prokurorët e gjyqtarët e këtij vendi…

Vettingu i politikanëve, nuk mund të jetë një tjetër amnisti për të gjithë autorët e krimeve në këtë vend, qoftë edhe për nismëtarin… autorin e dhjetëra hynereve, që nuk harrohen lehtë, duke mos u hetuar e gjykuar.

A mund ta besoj dikush Lulzimin, se e ka seriozisht me vettingun që do të nis fillimisht nga ai?! Unë mendoj, se nëse Luli Basha e kërkon vettingun e tij dhe të politikanëve, atëherë ai as që e njeh procesin dhe flet në hava, sepse… nëse Luli Basha e kalon vettingun me CV-në e tij, është njësoj sikur të kërkosh të kalosh ylberin, për të gjetur një qyp me florinj!

Luli në fakt, nuk është budalla t’i bëj vetting vetes së tij, por një shejtan budalla, i cili kërkon të kapet pas një kauze për t’i dhënë vetes kredo politike, një kauze që nuk realizohet kurrë, për sa kohë është në parlament ai dhe kolegët e tij. Vettingu i Luli Bashës më kujton “Vitin 0” të LSI, amnisti të hajdutëve që vodhën e su ngopën kur vodhën, e tani për “besë e burrni” na japin fjalën e hajdutit, se nuk do vjedhin më.

Lulzimi që ka frikë të ecë korridoreve të selisë, po sajon kauza pa një fund, për ta përdorur parlamentin si bunker, ku mund të fshihet dhe trimërohet, sa herë që të ketë nevojë për pak ajrim. Por perla e perlave ishte pjesa ku Luli Basha, e quan Ramën hallexhi dhe veten, njeriun që qante hallet e shqiptarëve në parlament.

Në fakt, shqiptarë ka plot që janë për tu qarë hallin dhe një nga ato është dhe vetë Lulzim Basha, që nuk ka asnjë mundësi të qajë hallet e të tjerëve, kur nuk qanë dot hallin e tij. Për momentin, është një gjysmagjel, që drejton një parti që i ka dalë pronari, i cili ia kishte lënë me qera dhe të bëhesh gjel kur t’i kanë prerë krahët dhe rrjepur puplat, është guxim i madh para kasapit!

Lulzimi është ai që është, që i ka bërë dëme këtij vendi po aq sa Sali Berisha si bashkëpunëtor i tij, por shumë më të rënda, sepse janë konsumuar në një kohë të shkurtër. Përveç shumë parametrave që i mungojnë, për të drejtuar një parti si PD, ai ka mbi kurriz edhe dhjetëra akuza për vepra penale të konsumuara, sa herë që Berisha e vuri të drejtonte aty ku donte ai. Ndaj Luli, nuk ka se si shpëton nga hija e Berishës dhe Metës, pa larë një herë gjynahet e tij.

Duhet të jetë rëndë përderisa ai vazhdon e flet ato që shikon në ëndërr çdo natë, duke e quajtur veten si prijësi i shqiptarëve, madje urdhëron Ramën të shkoi në foltoren e Saliut dhe ti bashkohet edhe Metës për të rrëzuar… Lulin, fitimtarin e 2011-ës. Lulin, që Rama e ka rrëzuar dhe shpartalluar deri në këtë derexhe sa herë i ka dashur qejfi dhe i’a ka falur Saliut për të luajtur “luftash”, e ky Luli këtu, që flet e mburret nuk e shikon, nuk e ka parë kurrë… nuk e njeh Lulin e vertetë.

Ky në fakt, nuk ka mundur askënd, por ama ka nostalgji për një fitore të vjedhur publikisht, me vota kazanësh dhe ndihma e “ristanësh” dhe krenohet paturpësisht për veprat publike që ka bërë në Tiranë, e që nuk do “harrohen” kurrë për dimensionin grotesk… Shtrimi i sheshit Skënderbej me tortë dhe mbushja e gropës së Hajdin Sejdisë pas përfundimit të procesit gjyqësorë.

Nëse Luli me këtë bagazh “trimërish dhe fitoresh”, sot po qanë hallet tona, po pas vettingut, nëse ndodh dhe “Mesia” është shëndoshë e mirë politikisht dhe i shpëton hanxharit të Berishës, a ka marrë ndonjë masë për “qajtoren” e halleve të tij?!/Ekskluzive.al


        
 
Next Post

Alarm i kuq/ Dallgë 4 metra dhe erë 100 km/h, flasin ekspertët: Fenomeni i çuditshëm! Ja çfarë drejtimi do marrë uragani (FOTO)

Gjiknuri padit për shpifje Bardhin dhe Bashën: Keni shpifur! Gjeni avokat të përballemi...

Hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, Yuri Kim jep mesazhin e FUQISHËM: Të ndodhë para fundit të vitit 2021

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com