Lulzim Basha ka pranuar të dalë në një debat televiziv pas një heshtje disa mujore. Në ‘Open’ teksa fliste për raportet e prishura mes tij dhe Sali Berishës, kreu i PD e ka humbur shpesh qetesinë.
Por gjithashtu, ka shfaqur edhe ‘dhimbjen’ duke u përlotur derisa syte i janë skuqur. Ky detaj nuk u ka shpëtuar teleshikuesve, teksa në rrjetet sociale po qarkullon si ‘meme’ edhe ideja se sytë i janë skuqur pasi i është prishur gjumi i pasdites për të marrë pjesë në emision.