Kryetari i Partisë Demokrati, Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Ai deklaron se në PD nuk ka krizë, por sipas tij, e vetmja krizë ekzistence është ajo mes Sali Berishës dhe SHBA pasi u shpall person “non grata”.
Pjesë nga intervista në Open
Lulzim Basha: A doni të dini ju si organizohet një kuvend i Partisë Demokratike? Ejani të shtunën, të shikoni si organizohen kuvendet e Partisë Demokratike.
Eni Vasili: Do ju pyesim gjatë emisionit. Gjithsesi zoti Basha, duket se ka një krizë legjitimiteti sot brenda Partisë Demokratike
Lulzim Basha: Jo, nuk ka krizë legjitimiteti brenda Partisë Demokratike, ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë cilësuar non-grata, ka një vendim të Partisë Demokratikë, timin si kryetar i Partisë Demokratike, për pezullimin e tij nga grupi parlamentar dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për t’iu imponuar demokratëve me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkoh që Sali Berisha paralajmëron protesta me 20 dhjetor duke bërë rolin e patriotit dhe duke shpalosur flamurin e zi të piratit politik qe gjuan viktimat anti OPEN BALLKAN.
Protesta imagjinare e tij vjen prej vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në Tiranë .
“Ka qëllime kryesore, kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë”, tha Berisha që nga non grata përpiqet të kthehet në një faktor politik opozitarë, kur është vetëm një i damkosur dhe i dënuar, që shumë shpejt do pendohet për gjithëçka ka bërë.