“Historia përsëritet”, kështu u shpreh ish kryeministri Sali Berisha ndërsa Albana Vokshi njoftoi rezultatet e votimit të referendumit për njësinë 8, njësi e kryedemokratit Basha e cila ka votuar pro shkarkimit të tij.
Ish kryeministri, Sali Berisha: Historia përsëritet. Në vitin 1991, kjo lagje ndër më demokratiket e kësaj toke i rezervoi diktatorit komunist disfatën turpëruese.
“Një përshëndetje të përzemërt ju që jeni këtu, por mbarë demokratëve, të cilët firmosën sot, në 18 Dhjetor në një akt madhor, në një monument madhështor të lirisë së pluralizimit politik, referendumin e parë të thirru nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë.
Përulem para demokratëve që sot vendosën me votën e tyre largimin e peng Bashës. Ky është ndëshkimi më I merituar që një person më i padenjë, për një person që detyron e kryet të opozitës e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton PD si një pronë të tij. Nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë këtë revolucion”
Pas 30 vitesh kjo lagje i rezervon peng Bashës të njëjtin fat me një dallim, diktatori komunist nuk kishte lindur në këtë lagje kurse Lulzim Brava ka lindur aty. Pra e denatyralizuan. Kështu e denatyralizojnë demokratët e lagjes 8 në Tiranë.
Deputetja Albana Vokshi, ka treguar se mbi 44 mijë demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Ajo po lexon të gjitha rezultatet e votimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Sipas Vokshit në total kanë votuar 43 mijë e 835 demokratë pro shkarkimit.