E shtuna e 18 Dhjetorit u mbyll me zhvillime intensive në kampin demokrat, tashmë të ndarë në 2 pjesë. Ndërsa grupi i drejtuar nga Sali Berisha ka mbajtur sot referendumin ku u deklaruan më shumë se 43 mijë vota të anëtarësisë pro shkarkimit të Lulzim Bashës, ky i fundit mbajti sot Kuvendin Kombëtar, ku deklaroi një pjesëmarrje prej 5004 anëtarësh.
Kuvendi shpalli nul çdo vendim të deklaruar një javë më parë nga kuvendi i jashtëzakonshëm I thirrur prej Berishës.
Mbrëmja u mbyll me deklaratat në selinë e PD. Por ndërsa kryedemokrati Basha zgjodhi të mbledhë anëtarësinë brenda selisë, Berisha me një numër dominant mbështetësish u mblodhën jashtë selisë, nga ku lideri historik deklaroi të hënën një protestë kombëtare.
Ndërkohë në përfundim të mbledhjes me kryesinë, po të hënën Basha deklaroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërkohë që refuzoi të njohë referendumin e sotëm. Ai tha se PD ka patur sot vetëm një aktivitet politik dhe ai ishte Kuvendi Kombëtar.
Berisha tashmë në rrugë për të luftuar edhe Lulin edhe Ramën. Pak shanse t’i hapet rruga drejt karriges në SHQUP . Më tepër ka gjasa që të arrestohet, duke e vendosur në arrest shtëpie deri në gjykim. Ndërsa Basha do përballet me përekrahsit e Berishës deri në zgjedhjet e reja për kryetarë të cilat do apo nuk do ai do zhvillohen sipas statutit të PD-së