1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Për heronjtë e “14 shtatorit” të ri të Berishës

January 7, 2022
in Blog
        
 

Nga Mero Baze

E shtuna e 8 janarit është një ditë makthi vetëm për Sali Berishën. Për gjithë të tjerët është një ditë nga e cila presin lajme të mira, që lidhen me fundin e Sali Berishës.

Për militantët e tij të verbër që janë rralluar dhe lodhur nga revolucioni i tij permanent, është një ditë që ai i ka thirrur për dhunë mbi selinë e Partisë Demokratike, për ta pushtuar atë.

Është pak a shumë si 14 shtatori i 1998, kur Sali Berisha kishte bërë vetë 12 shtatorin me duart e tij, kundër Azem Hajdarit, dhe pastaj me kufomën e tij në krah bëri 14 shtatorin. Mbaroi fjalimin në shesh, ia bëri turmës me dorë nga Kryeministria dhe vetë iku u mbyll në zyrë si burracak, që mos ta kapnin gjëkundi në faj.

Dhe turma me arkivolin e Azemit në krah shkoi theu derën e Kryeministrisë, bastisi zyrtat dhe pastaj për javë e muaj të tëra, rreth 120 prej tyre u endën gjykatë më gjykatë si të dënuar për akte dhune. Një prej tyre humbi dhe jetën.

Nesër ata janë thirrur prapë sipas të njëjtit skenar. Kufoma tani është Sali Berisha. Ai është i “vdekuri i pakallur” i PD, që do të shfaqet si fantazëm në oborrin e PD, ku natyrisht dyert do të jenë mbyllura për të, si i përjashtuar .

Ai do mbajë atë fjalimin e tij të foltores, pastaj do të bëjë shenjë për dhunë dhe do largohet në shtëpi, për t’u dukur që nuk ka gisht në trazirat që do të ndodhin aty. Është sjellje tipike e burracakëve që vrasin me duart e të tjerëve. Kryesisht budallenjëve.

Nuk është se do të ndodhë ndonjë dramë e madhe, por skenat e dhunimit të selisë së PD do t’i shërbejnë gjykatave për muaj të tëra për të penalizuar disa militantë kokëboshë, plus kriminelët që rrijnë pas eskortës së Berishës. Dhe ai vetë do gjej ushqim për foltoren e tij të përhershme disa muaj më pas, duke u ankuar se regjimi i Edi Ramës po i arreston demokratët se kërkon të mbrojë Lulzim Bashën.

Mund të ngrejë dhe çadrat në oborrin e PD dhe të rrijë ca kohë aty si Gadafi, që të plotësohet tabloja e viktimizimit . Kaq është e gjithë drama e nesërme. Është një viktimizim për të gjetur motiv t’i gënjejë derisa të dalë dimri, se si të vazhdojë revolucioni i tij.

Për Lulzim Bashën dhe gjithë të tjerët është një ditë çlirimi. Ata kanë shansin të prodhojnë prova për një kriminel në politikën shqiptare dhe për të ndarë edhe fizikisht, Partinë Demokratike nga berishizmi. Është një nga ato çlirime që prodhon më shumë energji se çdo gjë tjetër në politikën shqiptare.

Nesër në mbrëmje, njeriu më i trishtuar në Shqipëri do të jetë Sali Berisha. Do të jetë i trishtuar edhe pse ushtroi dhunë, edhe pse nuk ushtroi dhunë, pasi ka disa muaj që i ushqen militantët e tij me instikte shtazarake hakmarrje fizike. Dhe ata nesër duan të vrasin dikë, të thyejnë apo djegin diçka, ndyrshe zhgënjehen thellë. Këtë e di dhe Sali Berisha, por e di që pastaj e gjitha kjo do të bjerë mbi të. Thjesht është vonë të tërhiqet. E shtuna është dita kur ai do paguajë për gjithçka.

Nga ana tjetër e gjithë retorika e dhunës që ai ka ndezur për disa muaj, do të bëjë që nesër në oborrin e PD, të mos ketë qytetarë dhe as demokratë, por vetëm banditë. Kur hakërrehesh për vrasje dhe dhunë, natyrisht nuk mund të vijnë në protestë qytetarë normalë.

Kështu që trishtimi i tij do të jetë i thellë, siç ishte tri javë më parë, kur dështoi të bëjë miting në bulevardin kryesor. Tani ka zgjedhur oborrin e SHQUP, që merr 500 vetë, për t’u dukur që ka ushtri. Besoj është rasti i parë në botë që dikush thërret protestë kombëtare kundër opozitës në oborrin e saj. Nuk përputhet as vendi dhe as numrat. E gjitha ngjan vetëm me një çetë banditësh.

Problemi është se Berisha ngjan sot me një gjeneral të vdekur, të një ushtrie e cila nuk ngjall dot komandantin e saj. Këto janë 24 orët më të këqija të tij. Nesër në mbrëmje së paku është më i qetë. Do ta ketë një bilanc dhe do të fillojë të sillet si viktimë. “Heronjtë” e 14 shtatorit të ri të tij, do enden ca kohë qelive dhe në arrati dhe pastaj do qetësohen.

Berisha do vazhdojë të ketë halle të tjera pas kësaj. Fletëthirrja e parë për burg duket se po shkon drejt Kuvendit dhe licensuesi i djalit të tij në biznesin e Gërdecit, do të duhet ose të sakrifikojë “gjeneralin” e vdekur, ose të bëhet “mumje” e të sakrifikohet për të.

Kjo është punë se me kë e lidh fatin e jetës. Por fati i Sali Berishës nuk lidhet më, as me fatin e PD, as me fatin e Shqipërisë.


        
 
Next Post

Këlliçi zbulon diagnozën e Bashës: Lulzim Basha është çmendur, ndaj nesër do ta nxjerrim jashtë

Protesta e thirrur nga Berisha, vjen reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë

“Do ketë viktima”! Berisha flet për çfarë pritet nesër në PD: “Absolutisht kam prova, i ka thënë tjetrit në telefon ai, pa gjak nuk e lëshojmë, do bëjmë gjak”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com