Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjetet sociale se do të zhvillojë sot një komunikim ‘live’ në faqen e tij të “Facebook”.
Teksa iu uron qytetarëve “mirëmëngjes”, Rama thekson se do të zhvillojë bashkëbisedim me demokratët, në orën 12:00.
Siç duket, kryeministri do të komentojë ngjarjet e bujshme të ditës së djeshme në PD, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij sulmuan e dëmtuan rëndë selinë blu, ndërsa nuk arritën ta merrnin dot, pasi u zmbrapsën nga policia.