Po dëgjoja një nga këngët më të ndjera, më të bukura, më hymn, që është “Dritaren Kërkoj” kënduar nga Vaçe Zela dhe e krijuar nga i madhi Tonin Harapi dhe teksti nga i madhi tjetër Llazar Siliqi! U entuziasmova.
Nuk ishte vetëm nostalgji e vegjelisë time, por bindje se sot ne nuk krijojmë dot perla të kësaj natyre sigurisht për kohën, krahësuar me të. Kaq të mëdha dhe kaq fantastike them. Ishin festivalet i 3-të dhe i 4-tërt në radio atëhere. Ishte koha që këngët tona me guximin e madh të kohës po imitonin dhe shpeh herë ja kalonin dhe atyre të San Remos, por nuk kishin vendin e lirë dhe të madh si Italia. Ne i shikonim të dy festivalet atëhere.
Ishim vendi stalinist, por që po prodhonte krahas ideologjisë, perla kulturore si festivalet e radios dhe më vonë të televizionit. Shikoj të sotmen dhe turpërohem. Nuk janë as hije dhe asgjë, por asgjë në mos një degrad muzikor që të bën të vjellësh nga marrëzitë. Atëhere kuptova pse janë të inatosur sot disa me të kaluarën kulturore në diktaturë.
Por pastaj dëgjova këngën “E dua vendin tim” Kompozitor- Agim Prodani; teksti – Llazar Suiliqi dhe e këndonte prap Vaçe Zela! KTHJELLTESI, LUMTURI; Kompozitor-MARK KAFTALLI; Teksti-ZEF PALI; Kendonte-TONIN TERSHANA; MARGJELO; Kompozitor- i madhi PRENK JAKOVA; Teksti-FILIP NDOCAJ; Kendonte -KLOTILDA SHANTOJA; pastaj super kënga NE JEMI TRE; Kompozitor-AGIM KRAJKA; Teksti-HAXHI RAMA; Kendonte -QEMAL KERTUSHA; QESHU VOGELUSHI IM; Kompozitor-BEPIN PICI; teksti-PETRAQ QAFEZEZI; Kendonte i madhi -TONIN TERSHANA; SOT JAM 20 VJEC; Kompozitor-LLAZAR MOCKA; Teksti-DIONIS BUBANI; Kendonte super zëri dhe talenti -VACE ZELA; TE DUA O DET; Kompozitor-TONIN HARAPI, Teksti-MARK GURAKUQI; Kendon-TONIN TERSHANA; TE LUMTUR TE DUA; Kompozitor-PJETER GACI; Teksti-ANDREA VARFI; Kendonte-VACE ZELA; VALSI I LUMTURISE; Kompozitor-AVNI MULA; Teksti-LUIGJ GURAKUQI; Kendonte vetë -AVNI MULA.
U mahnita nga orkestrimi dhe interpretimi. Festivali i 3-të u zhvillua ne datat 26 – 28.12.1964. U prezantua nga Margarita Xhepa dhe Vangjel Heba. U zhvillua pas kritikave te shumta qe pesoi festivali i 2 kenget te cilit ju hoqen pothuaj te gjitha nga transmetimi. Ishte marrëzia e diktaturës, por njerzit punonin, kompozitorët dhe shkrimtarët bënin sërish punën e tyre.
Keshtu ne kete festival moren pjese me pak kenge; gjithsej 17 kenge: 8 naten e pare, 9 naten e dyte dhe ne finale 11 kenge. Nuk pati kenge fituese per nje arsye te thjeshte. Te gjithe prisnin qe kenga fituese te ishte “Margjelo” (e Prenk Jakoves qe mori pjese vetem ne kete festival), me e bukura e festivalit. Por, kur ne fund foli kryetari i jurise Llazar Siliqi, tha se kjo kenge ishte jashte konkurimit. Me sa duket dikush kishte sinjalizuar se kjo kenge ishte kenduar ne nje koncert ne Shkoder para festivalit dhe rregullat ishin te ngurta: kenget nuk duhej te ishin kenduar ne publik para festivalit.
Ne kete kolazh nga festivali i 3-të jane 8 kenge: 1. Dritaren kerkoj (Tonin Harapi – Llazar Siliqi), nata 2, perseriti Klotilde Shantoja, çmimi i dyte. 2. Dua te kendoj (Gaqo Avrazi ), nata 1, Vita Vilishtari 3. Titulli i sakte: Krojeve te vendit tim (Mark Kaftalli ), nata 1, Fatmira Puka, çmimi i trete 4. Kthim nga fusha (Nexhmedin Doko ), nata 2, Fatmira Puka 5. Margjelo (Prenk Jakova – Filip Ndocaj), nata 2, Nikolin Gjergji 6. Sot jam 20 vjeç (ne fakt ne festival titulli eshte thene: Sot mbusha 20 vjeç) (Llazar Morcka – Dionis Bubani), Nikolin Gjergji, çmimi i trete 7. Te lumtur te dua (Pjeter Gaci – Pjeter Gaci), nata 2, Sotir Afezolli 8. Urim per ditelindje (Tasim Hoshafi ), nata 2, Meliha Doda. Festivali i 4 u zhvillua ne datat 24-26.12.1965.
Prezantuan Drita Bardhi (me vone Haxhiraj) dhe Bujar Kapexhiu. Moren pjese 20 kenge: 10 naten e pare e 10 naten e dyte. Ne finale dolen 10 kenge. Ne kete festival merr pjese per here te pare Tonin Tershana qe edhe e fiton festivalin me kengen “Te dua o det”. Absolutisht të gjitha këto këngë, janë superhite dhe sot dhe për tju plasur buzën idiotëve që duan ti largojnë me ligj, dëgjohen jo vetëm me nostalgji sot, por me kërshëri si për herë të parë se janë kualitet muzikor dhe kulturor i pa krahësuseshëm.
Po ti bësh kover dhe të gjesh zëra brilantë ato janë super perla dhe për aot. Le të jenë bërë sa të duan në dikaturë. Punë e madhe fort e çfarë pastaj..?! Sot kur dikush i marrë thotë që edhe këto këngë duhen larguar nga repertori se janë bërë nga diktatura, do të thotë se kanë zili ose janë idiotë të kauzave ( të humbura sigurisht) po kaq idiote. Por unë them se janë dhe do të mbeten ziliqarë. Për fat të keq ( e them me një farë rënkimi) diktatura prodhoi kulturalisht më shumë dhe më me kualitet se sa e famshmja “demokraci” e shëmtuar jona! Prodhoi filma që sot nuk prodhohen pavarësisht se janë plot me ideologji, prodhoi muzikë shumë më cilësore dhe me zëra pranverorë shumë më me gjenialitet dhe gjenuinitet por dhe bazë muzikore kombëtare se sa sot. Kaq shumë sa konkuronin dhe ata jashtë.
Kishim kompozitore dhe këngëtarë kalibri ( jam krenar se ishin një shumicë atëherë nga Shkodra) dhe po ashtu instrumentistë dhe pse kishin izolim dhe mundësi të pakta financiare për të qenë në një rresht me botën. Prodhuam përveç skarciteteve ideologjike ( nuk mund tju iknim) dhe shumë vepra të mëdha muzikore pa krahësim si opera dhe koncerte të mëdhenj. Sot as që ka më mundësi dhe as dëshirë për të tilla gjëra. Prodhuam ne ( jo diktatura apo diktatori, por ne shqiptarët) qindra super vepra monumentale në skulpturë dhe pikturë apo vepra letrare superlative! Sigurisht dhe marrëzi ideologjike por ato kuptohen lehtë përballë atyre të fuqishmeve si cilësi madhështore e kohës. Dramat dhe komeditë apo estradat dhe humori ishin pjesë e kulturës së kohës dhe as që bëhet fjalë se dikush sot injorant dhe delirant mund të fusë në izolim si dikur bënte me ne – diktatura!
Mbetjet e diktaturës sot në PD dhe ndonjë idiot në PS mbase janë xhelozë për prodhimin kulturor të kohës kur po flas, sepse nuk dinë sot të prodhojnë. Janë dhe në PD që bëjnë propozime idiotësh “kulturo – cidistë” dhe shkatërrimtar trashëgimie dhe janë në PS ku mbushet Ministria e Kulturës me delirantë që prishin trashëgiminë në çdo vend që marrin përsipër të bëjnë diçka, akoma më keq se Berisha dikur që nuk bënte asgjë.
As ruajnë dhe as kultivojnë traditën dhe duan të largojnë atë që kemi trashëguar nga diktatura, sepse na qenka – kulturë diktature! Po, mbase ashtu ishte, por kishte vlera artistike dhe kulturore të larta. Kurse kjo që po ndërtojnë këta sot është kulturë vulgu, imorale, amorale, gangsterësh anti trashëgimi dhe anti qytetërim.
Ata janë vetëm “zhymile” kulture dhe duan largimin e çdo vlere kombëtare që kemi. Është zilia keqane e të korruptuarave të demokracisë për trashëgiminë kulturore të diktaturës. /Nga Besi Bekteshi