1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, May 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Afera e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon para SPAK Vladimir Qirjazi, zyrtari që doli kundër Sali Berishës: Më kërkuan të firmosja

September 28, 2022
in Aktualitet
        
 

Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për aferën e ish-klubit ‘Partizani’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Qirjazi u pyet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij. Në një prononcim për mediat, ish-gjenerali tha se ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i ka kërkuar të firmosë shkresa për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Pak ditë më parë, në pyetje nga SPAK si persona që kanë në dijeni u morën ish-ministrat e Mbrojtjes në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, Fatmir Mediu si dhe Gazment Oketa. Ndërsa për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai, e cila po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim Gjeneralit Vladimir Qirjazi. Ai Një dëshmitar i çmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë.

Si komandat Komandës Mbështetëse që administron shumicën e pronave ushtarake, Vladimir Qirjazi, në Mars 2009, ishte urdhëruar nga ministri i Mbrojtjes, Gamend Oketa, urdhrin për t’u përgatitur nënshkrimi i kontratës dhe për t’i dorëzuar kompleksin Partizani Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë si akti i fundit i procesit të privatizimit.

Qirjazi refuzon pasi sipas tij i takonte Ministrisë së Mbrojtjes, që administronte struktura ushtarake, që të nënshkruajë kontratën dhe jo atij, dhe së dyti dokumentacioni ishte i paplotë. I gjendur nën presionin e Berishës, Oketa e kërcënon gjeneralin se do të merreshin masa ndaj tij nëse nuk firmoste.

”Ministri me kërkoi që unë duhej të firmosja pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Unë i thashë se nuk mund të firmosja pa plotësuar praktikën përkatëse dhe se nuk e di pse duhet ta bëjmë me urgjencë. Më tha se kjo punë mund të shkojë deri në masë, dhe unë ju përgjigja se mund të bëni si të doni, por kjo nuk është aspak e drejtë. E mbyllëm bisedën duke i thënë se si do ndjeheshit ju zoti ministër nëse nesër për shkak të problemeve ligjore të praktikës, përsëri një gjeneral i ushtrisë të jetë dëshmitar në gjyq për problemet që mund të kenë privatët që pretendojnë blerjen e kësaj prone. Ja përsërita se kjo nuk ka aspak sens zoti ministër, ndaj dhe dua që edhe ju të rishikoni urdhrin tuaj”, ka rrëfyer gjeneral Qirjazi për Report Tv.

Më tej, gjeneral Qirjazi kërcënohet nga një inspektim abuziv nga zyra anti-korrupsioni i Berishës në Kryeministri. Një nga dy inspektorët e emëruar nga Oerd Bylykbashi ishte pikërisht një nga ish-pronarët, Ilir Kadiu. E vetmja zgjidhje për Berishën ishte largimi nga ajo detyrë e Vladimir Qirjazit në shtator të vitit 2009 dhe më pas lirimi nga Forcat e Armatosura në vitin 2011.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ për pastim parash.

Po kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere?

Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita. Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %.

Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.


        
 
Next Post

Ish-kompleksit Partizani/ Genc Ruli, Imami e Gjunkshi në SPAK! Qytetari "masakron" me britma: Ti je koka e krimit të Sali Berishës!

"Rrëshkitjet" e Sali Berishës: Arben Imami spiun i Beogradit, Ruli mafioz, Azem Hajdari sigurims, Ilir Meta koka e trafikut të drogës… Po sot?!

Vajza 22 vjeçare që jeton në trupin e një tetëvjeçareje tregon për sfidat në jetën e përditshme

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com