Emri i Xhani De Biazit po lakohet gjithnjë e më shumë si opsion real për t’u rikthyer në krye të kuqezinjve. Emrin e tij e përdori për herë të parë ish-lojtari i Kombëtares Andi Lila nga një studio televizive në fund të ndeshjes me Islandën, madje duke insistuar se është një kandidaturë serioze dhe që është “me telefon në dorë” duke pritur ftesën e Shqipërisë.
De Biazi është kontaktuar nga media kosovare që u ka konfirmuar se rikthimi mund të jetë një opsion real, pra ai nuk e mohon një rikthim në krye të përfaqësueses kuqezi. Tifozët nuk janë të kënaqur me përzgjedhësin aktual, italianin Edi Reja. Pra ai pritet të largohet. Reja me Shqipërinë e mbylli edhe një cikël kualifikimesh mes dështimesh. Në Grupin 2, të Ligës B, të Ligës së Kombeve, Shqipëria doli e treta me vetëm dy pikë të mbledhura.
Përfundoi prapa Izraelit që fitoi grupin me 8 pikë dhe Islandës me 4 pikë. De Biazi në një përgjigje të shkurtër për “KOHA”n të Kosovës, ditën e djeshme, nuk e ka mohuar një rikthim eventual te Shqipëria, me të cilën shkroi historinë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2016. De Biazit në fund të këtij muaji e përfundon kontratën dyvjeçare me Përfaqësuesen e Azerbajxhanit.
Azerbajxhani garoi në Grupin 3 të Ligës C dhe doli i dyti. Pati tri pikë më pak se Kazakistani, kurse la prapa Sllovakinë dhe Bjellorusinë. “Kam kontratë me Azerbajxhanin deri më 30 shtator dhe më pas do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat që do t’i kem përpara. Lërini spekulimet! Shumicën e kohës janë si era. Në botën mediatike 95 për qind të fjalëve janë gënjeshtra”, ka thënë De Biazi. Kjo tregon shumë në fjalën e tij, pasi ai nuk e mohon rikthimin si opsion, edhe pse nuk duket aq i vendosur.
E shkuara është në favor të De Biazit
Trajneri Xhani De Biazi vlerësohet shumë në Shqipëri për arritjen që pati gjatë vitit 2016, sepse ishte në një farë mase edhe meritë e tij që kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në një turne të madh.
Madje arriti të shënonte edhe një fitore kundër Rumanisë. Shqipëria ishte mposhtur nga Franca e Zvicra në fazën e grupeve, por paraqitjet u vlerësuan pozitivisht. De Biazi ishte shumë popullor edhe mes tifozëve dhe opinionistëve, pasi për nga shkalla e leximit dhe interpretimit ai ishte mjaft i avancuar. Një nga problemet e Shqipërisë në eliminatoret e fundit ishte mungesa e efikasitetit në sulm, duke mos fituar asnjë ndeshje. Shqipëria ka regjistruar dy barazime e dy disfata në Ligën e Kombeve.
Ndërkohë, pas pak javësh Shqipëria do t’i ketë edhe dy miqësore. Ndaj Arabisë Saudite do të luajë më 20 tetor, kurse më 16 nëntor zhvillon miqësoren kundër Italisë, që mungon në Kampionatin Botëror. Nëse Shqipëria nuk fiton një nga këto dy sfida, do të regjistronte një rekord negativ pas 26 vjetësh. Përzgjedhësi Edoardo Reja e mori drejtimin e Shqipërisë në prill të vitit 2019, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, De Biazi qëndroi si përzgjedhës i Shqipërisë për gati gjashtë vjet, prej dhjetorit të vitit 2011 deri në qershor të vitit 2017. Nën drejtimin e tij, Shqipëria zhvilloi në total 51 ndeshje duke regjistruar 19 fitore, 10 barazime e 22 humbje.
Nga Adriatik BALLA
Emri i Xhani De Biazit po lakohet gjithnjë e më shumë si opsion real për t’u rikthyer në krye të kuqezinjve. Emrin e tij e përdori për herë të parë ish-lojtari i Kombëtares Andi Lila nga një studio televizive në fund të ndeshjes me Islandën, madje duke insistuar se është një kandidaturë serioze dhe që është “me telefon në dorë” duke pritur ftesën e Shqipërisë. De Biazi është kontaktuar nga media kosovare që u ka konfirmuar se rikthimi mund të jetë një opsion real, pra ai nuk e mohon një rikthim në krye të përfaqësueses kuqezi. Tifozët nuk janë të kënaqur me përzgjedhësin aktual, italianin Edi Reja. Pra ai pritet të largohet.
Reja me Shqipërinë e mbylli edhe një cikël kualifikimesh mes dështimesh. Në Grupin 2, të Ligës B, të Ligës së Kombeve, Shqipëria doli e treta me vetëm dy pikë të mbledhura. Përfundoi prapa Izraelit që fitoi grupin me 8 pikë dhe Islandës me 4 pikë. De Biazi në një përgjigje të shkurtër për “KOHA”n të Kosovës, ditën e djeshme, nuk e ka mohuar një rikthim eventual te Shqipëria, me të cilën shkroi historinë duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian të vitit 2016.
De Biazit në fund të këtij muaji e përfundon kontratën dyvjeçare me Përfaqësuesen e Azerbajxhanit. Azerbajxhani garoi në Grupin 3 të Ligës C dhe doli i dyti. Pati tri pikë më pak se Kazakistani, kurse la prapa Sllovakinë dhe Bjellorusinë. “Kam kontratë me Azerbajxhanin deri më 30 shtator dhe më pas do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat që do t’i kem përpara. Lërini spekulimet! Shumicën e kohës janë si era. Në botën mediatike 95 për qind të fjalëve janë gënjeshtra”, ka thënë De Biazi. Kjo tregon shumë në fjalën e tij, pasi ai nuk e mohon rikthimin si opsion, edhe pse nuk duket aq i vendosur.
E shkuara është në favor të De Biazit
Trajneri Xhani De Biazi vlerësohet shumë në Shqipëri për arritjen që pati gjatë vitit 2016, sepse ishte në një farë mase edhe meritë e tij që kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në një turne të madh. Madje arriti të shënonte edhe një fitore kundër Rumanisë. Shqipëria ishte mposhtur nga Franca e Zvicra në fazën e grupeve, por paraqitjet u vlerësuan pozitivisht. De Biazi ishte shumë popullor edhe mes tifozëve dhe opinionistëve, pasi për nga shkalla e leximit dhe interpretimit ai ishte mjaft i avancuar. Një nga problemet e Shqipërisë në eliminatoret e fundit ishte mungesa e efikasitetit në sulm, duke mos fituar asnjë ndeshje.
Shqipëria ka regjistruar dy barazime e dy disfata në Ligën e Kombeve. Ndërkohë, pas pak javësh Shqipëria do t’i ketë edhe dy miqësore. Ndaj Arabisë Saudite do të luajë më 20 tetor, kurse më 16 nëntor zhvillon miqësoren kundër Italisë, që mungon në Kampionatin Botëror. Nëse Shqipëria nuk fiton një nga këto dy sfida, do të regjistronte një rekord negativ pas 26 vjetësh. Përzgjedhësi Edoardo Reja e mori drejtimin e Shqipërisë në prill të vitit 2019, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, De Biazi qëndroi si përzgjedhës i Shqipërisë për gati gjashtë vjet, prej dhjetorit të vitit 2011 deri në qershor të vitit 2017. Nën drejtimin e tij, Shqipëria zhvilloi në total 51 ndeshje duke regjistruar 19 fitore, 10 barazime e 22 humbje.