Qeveria shqiptare është tërhequr nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në rrjetet sociale se nuk do të hyjë në fuqi nesër, pra më 1 tetor fasha 800 KW/H.
“Sot kam një lajm pozitiv, në 1 shtator kur vendosëm fashën kërkesa nga KESH-i ishte 17 mijë kwh, kërkesa sot është 11 mijë kwh.
Me këtë ulje të ndjeshme ka luajtur rol të rëndësishëm ulja e temperaturave, por edhe qasja e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë.
Kemi pasur përmirësime në Fierz aty dhe ku është burimi kryesor i energjisë, si pasojë e reshjeve.
Në këto kushte dhe duke parë projeksionet për të lehtësuar barrën faktike mbi të gjitha familjet ne vendosëm që aplikimi i fashës prej 800 kwh të mos aplikohet më 1 tetor”, tha Rama.
Por plaku Berisha që shikon ëndrra me trima, tregon përralla me frikacakë, kurse ai që me zor ngre poturret si Gjergj Elez Salija.
Qeveria është stepur për aplikimin e fashës 800 kilovat falë opozitës, kështu u shpreh sot ish kryeministri Sali Berisha ndërsa shtoi se vetëm me ultimatum dhe presion mund të funksionojë qeveria.
‘U dorëzua, para jush i kam dhënë një ultimatum, po rrite ccmimin e energjisë do përbalehs me ultimatum. Vendimi i tij për tu tërheq në presion tregon që vetëm ajo funskionon me qeverinë e tij.
Vizita në FSHF, Rama thumbon Dukën! I drejtohet Infantino-s: Investimet janë rritur që kur iku partia e tij (VIDEO)
LEXO EDHE:
Vizita në FSHF, Rama thumbon Dukën! I drejtohet Infantino-s: Investimet janë rritur që kur iku partia e tij (VIDEO)
Bëri sikur guxoi po u palos. Sa i përket inflacionit, deficitar në koncepte në njohuri e koncepte, është mjeran. S’është ekonomia zhgarravinë vizatimi. S’kanë lidhje me luftën ujërat tona’-