Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është marrë peng një person.
Bëhet me dije se në mes të rrugës një makinë e zezë i ka dalë para një motori tip “Piaggo”, ku udhëronte I.B., dhe një person tjetër.
Mediat shkruajnë se personat që ishin në makinë kanë dhunuar dy personat që ishin në motor dhe më pas kanë marrë peng personin me iniciale I.B. Personi në fjalë ka qenë i skeduar për trafikim të lëndëve narkotike në 2013.
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për këtë ngjarje. Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku ndodhi edhe rrëmbimi i Indrit Beqirajt. Mësohet se Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij G.Beqiraj me motor, një mjet u ka prerë rrugën e janë përplasur dhe motori ka dalë nga rruga.
Dy vëllezërit Beqiri janë rrahur me personat e automjetit që u preu rrugën. Në konflikt u përfshinë dhe disa persona të tjerë.
Në konflikt e sipër ata kanë marrë me vete në makinë Indrit Beqiraj dhe janë larguar.
Sakaq Indrit Beqiraj shkoi në polici bashkë me vëllanë. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë.