Në Partinë Demokratike, atë zyrtare që përfaqësohet nga Alibeaj, dhe atë jozyrtare që përfaqësohet nga Sali Berisha, prej kohësh ka pllakosur zija.
Tashmë ajo që duket qartë, është fakti se ndarja është aq e thellë, sa nuk ka më asnjë shans bashkimi.
Dhe kjo do të thotë, që s’ka asnjë shans as për të ardhur në pushtet.
Aq më tepër që në PD-në e Sali Berishës ka plasur sherri hapur, pas manipulimeve të fundit për kreun e FRPD-së, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Ndaj, për t’iu dhënë pak zemër dhe shpresë, ka menduar Çim Peka.
Ai ka postuar një foto nga stadium, si “tirons” i vjetër që është, për t’iu thënë demokratëve se, siç fitoi Tirana me Partizanin, do të fitojnë dhe ata kundër Edi Ramës.
Fitorja është afër!