1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dy ligje të reja në Kuvend për spastrimin e politikës nga Berisha & CO, ja si do ndalohen spiunët të kandidojnë për kryetar partie, deputetë, gjyqtarë, do verifikohen si te “dekriminalizimi” dhe do ndiqen penalisht

October 23, 2022
in Aktualitet
        
 

Partia Socialiste duket e vendosur për të nxjerrë nga politika dhe vendimmarrja publike të gjithë bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit që janë ende aktivë dhe ja kanë hedhur paq gjatë këtyre 30 viteve, duke iu shpëtuar filtrave.

PS ka depozituar në Kuvend 2 propozime për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në ligjin e dekriminalizimit për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit që të jenë në politikë aktive, ndërkohë që kambanat bien për ish-presidentin, Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët rrezikojnë shumë, për shkak se pritet të përjashtohen nga politika dhe Parlamenti, nëse rezultojnë se kanë pasur lidhje me regjimin e kaluar komunist.

Gazeta “SOT” ka siguruar dy projektligjet e reja të depozituar nga Partia Socialiste dje në Kuvendin e Shqipërisë dhe ndryshimet e miratuara në Parlament dy ditë më parë sa i takon ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Më konkretisht, për sa i përket ndërhyrjeve në ligjin e dekriminalizimit, theksohet qartë se bashkëpunëtorët e Sigurimit nuk mund të kandidojnë për kryetarë bashkie dhe deputetë. Po ashtu tregohet dhe rruga që ndiqet për verifikimin e tyre.

“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo denoncues që figurojnë në dokumentet e ish-sigurimit të shtetit”, thuhet në ligj.

Po ashtu, në nismën e PS, parashikohet bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit nuk mund të mbajnë as poste ministri, zv/ministri, ambasadori dhe funksione të tjera shtetërore. Pra, nëse ky ligj miratohet dhe nëse Ilir Meta rezulton vërtet spiun i Sigurimit, ai do izolohet totalisht.

Ndërhyrjet në ligjin për partitë politike

Ndërkohë, ndërhyrjet në ligjin për partitë rrezikojnë ta largojnë Ilir Metën nga drejtimi i Partisë së Lirisë. Sipas ligjit, KQZ nëse konstaton se drejtuesi i një partie ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, kërkon nga kjo parti emërimin e një drejtuesi të ri.

Nëse brenda dy muajsh nuk zbatohet urdhri, drejtuesi quhet i shkarkuar. “Në rastet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë? funksione publike”, të ndryshuar” i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi.

Në rast se me kalimin e afatit dy mujor, partia politike nuk ka zbatuar procedurat statutore për zëvendësimin e kryetarit, ose, sipas rastit, nuk ka zgjedhur kryetarin e ri, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së partisë politike, në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji”, thuhet në nismën e PS.

Ligji i dosjeve, pritet tërmet edhe në pushtetin gjyqësor dhe vendor

Por nuk ndalet me kaq, pasi ligji i dosjeve i miratuar dy ditë më parë, i ndalon kandidimin të gjithë të zgjedhurve qendror dhe lokalë, ku përfshihen deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë bashkiakë etj.. për të cilët është vërtetuar përmes Autoritetit të Dosjeve se kanë qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit të Shtetit. Ligji parashikon, jo vetëm ndalimin e kandidimit të këtyre personave por edhe përjashtimin e atyre që i ushtrojnë këto funksione aktualisht.

Ndryshimet në ligj kanë zgjeruar edhe hartën e zyrtarëve dhe punonjësve të zgjedhur ose të emëruar që preken nga penalitetet në rast se rezultojnë ‘me njollë’ në autoritetin e dosjes. Kështu, në filtrat e këtij ligji kalojnë gjithashtu përfaqësues të sistemit të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe policë e ushtarakë.

“Personat, për të cilët Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit provon se kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Re publikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo denoncues që figurojnë në dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, nuk mund të emërohen apo zgjidhen në funksionet publike si më poshtë:

a) në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj; b) gjyqtarë ose prokurorë; c) në postin e zëvendësministrit apo të njëvlershëm me të; ç) në postin e prefektit; d) funksionarë politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj: dh)në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative; e) në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik si dhe drejtues të çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil; ë) në Policinë e Shtetit; f) ushtarakë të forcave të armatosura, si dhe g) në çdo post drejtues të kompanive që zotërohen plotësisht apo në mazhorancë ose administrohen nga shteti. /Rigels Seliman


        
 
Next Post

Analiza /Arsyet përse kthimi i Boris Johnson mund të jetë katastrofik!

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës dhe thyen rekordin e saj personal

Po shkëlqejnë në klubet e tyre, por nuk ka vend për ta në Kombëtare: Të harruarit e plakushit të mbaruar Edi Reja

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com