Kanë kaluar 8 ditë nga momenti kur mbaroi afati për të kandiduar për pozicionin e kreut të SPAK-ut.
KLP ka bërë me dije se deri tani asnjë prokuror i strukturës nuk ka paraqitur platformën apo interesin për të garuar si pasues i Arben Krajës.
Vetë Kraja e ka nisur karrierën në organin e akuzës në vitin 1993. Ai ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa së shpejti i mbaron mandati si drejtues i SPAK.
Kraja nuk mund të kandidojë sërish për të njëjtin pozicion.