1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja / Biznesmeni Dritan Llanaj përdor 2 femra për t’u futur drogë dhe tritol rivalëve në makina, më pas sinjalizonte policinë! Si u zbulua dy herë, pse nuk arrestohet?!

November 2, 2022
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Prapaskena ka parë dhe disponon një dosje të pazakontë mbi aktivitetin kriminal të biznesmenit të ndërtimit Dritan Llanaj, i skeduar për falsifikim dokumentesh, ndërtim të paligjshëm, mashtrim me pasoja të rënda etj.

Nga një hetim i Prokurorisë së Tiranës ngrihen dyshime të forta se Dritan Llanaj përdor dy femra, duke u futur tritol dhe drogë fshehurazi rivalëve në makina dhe banesa, ku më pas sinjalizon policinë për të ushtruar kontroll, me qëllim për t’i futur në burg.

Dritan Llanaj kishte konflikte me vëllezërit Hametaj në Yzberisht, të cilëve u ka zaptuar tokën për pallat duke shkelur kontratën, si dhe me Desard Zonjën.

Në vitin 2017, Ardi Hametaj kishte dalë me makinë nga shtëpie e tij në Yzberisht bashkë me djalin 9-vjeç. Pas 300 metrave, i dalin para dy vajza, të cilat ia kanë bërë me dorë dhe i kanë kërkuar ndihmë. Dy vajzat i kanë kërkuar që t’i çonte deri tek Casa Italia, pasi aty i kishte lënë autoshkolla, se ishin nga Shkodra dhe nuk e dinin vendin.

Ardi i ka çuar deri në vendin ku ato kërkonin. Dy vajzat ishin ulur në ndenjësen e pasme të mjetit. Më pas është nisur drejt Yzberisht, për tek trualli ku ndërtonte pallatin Dritan Lamaj.

Tek semafori e ka ndaluar një parullë policie për kontroll. Punonjësi i policisë L. L., ka rrëfyer në prokurori se një shoku i tij i quajtur Lorenc Festim Hoxha i ka dërguar një mesash, ku i tregonte se në mjetin e Ardi Lamajt kishte tritol. Mesazhi është dërguar pasi dy vajzat kanë zbritur nga makina.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dy kallëpe tritol, nën ndenjësen e pasme, të mbështjellë me letër natriban. Ardi Hametaj është befasuar. Ai ka treguar se ka konflikt të vazhdueshëm me Dritan Lamajn dhe se dyshonte se tritoli ishte futur nga dy vajzat, për të futur në burg. Ardi Hametaj qëndroi disa ditë një qeli, derisa prokuroria dhe policia, u kujtuan se një tjetri rivali të Dritan Lamajt, i kishte ndodhur e njëjta gjë para një viti.

Bëhet fjalë për Desard Zonjën, i cili duke ecur me makinë, i kanë kërkuar ndihmë dy vajza, të cilat i kanë kërkuar që t’i çonte në një vend, pasi ishin nga Shkodra dhe nuk e dinin vendin. Pasi dy femrat kanë zbritur, policia është sinjalizuar se në mjetin e Zonjës kishte drogë. Policia ka bërë kontroll duke gjetur lëndë narkotike. Edhe Zonja, ashtu si Hametaj ka mbetur i shokuar.

Prokuroria ka mbyllur të dyja çështjet, si të Zonjës, ashtu edhe të Hametajt, pasi ka krijuar bindjen se droga dhe tritoli është futur qëllimisht nga kundërshtari i tyre.

Por, çuditërisht, prokuroria nuk është thelluar me hetimet për të zbuluar me prova orkestruesin e këtyre ngjarjeve kriminale, edhe pse dyshimet janë të forta për Dritan Llanajn.

Pse policia dhe prokuroria nuk marrin në pyetje Lorenc Festim Hoxhën që i ka dërguar mesazhin policisë për tritolin?

Kush e ka sinjalizuar atë dhe çfarë lidhje ka me Dritan Llanajn?

A është përdorur policia për të mbrojtur Dritan Llanajn dhe mbuluar veprimtarinë e tij të dyshuar kriminale kundër personave, me të cilët ka konflikte?

Prapaskena mëson se Dritan Llanaj ka një dosje tjetër në Prokurorinë e Tiranës për ndërtim pa leje, pushtim prone, mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim etj., dosje për të cilën do të flasim në vijim, bashkë me përpjekjet për të blerë njerëzit e drejtësisë.


        
 
Next Post

Kapitullon Sali Berisha, PD zyrtare i mbyll portën dhe e lë pa vulë e sigël, kryefoltoristi nis kërcënimet me jetë dhe paralajmëron Bashën se nuk do i ndahet deri në vdekje

"Njerëzit më të ngushtë më vodhën biznesin"/ Rrëfimi tronditës i Klodiana Shalës

Kush janë vajzat e “showbizit” që thirren në Dubai?! “Boss-ët shqiptar i marrin atje dhe bëjnë jetë sheikësh”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com