1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Escobar: Nuk kemi sfida në raportet me Kosovën por me Albin Kurtin

June 7, 2023
in Diaspora
        
 

I ngarkuari amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar tha në Prishtinë se pajtimi për shtensionimin e situatës në veri duhet të arrihet brenda dy ditësh. Në të kundërtën palët do të kenë pasoja.

I dërguari i SHBA-së Ballkanin Perëndimor, njëkohësisht emisar në dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, u dha afat dy ditë Kosovës dhe Serbisë, që të bien dakord për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në të kundërtën palët do të përballen me pasoja.

I dërguari amerikan dhe ndërmjetësi evropian, Mirosllav Lajҫak, i parashtruan kryeministrit Kurtitri kërkesa: ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve. Escobar tha se së bashku me Lajҫak pas vizitës në Kosovë e Serbi, duhet t’u raportojnë shefave të tyre nëse ishin të sukseshëm në mision dhe si duket emisarët janë ndarë të zhgënjyer nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Zhgënjim nga kryeministri Albin Kurti

“Për Kosovën, do të dërgoj një sinjal të fuqishëm se Kosova nuk është e interesuar të bashkërendohet me ne dhe mendoj se kjo do të ishte për të ardhur keq. Meqë ra fjala, jo Kosova por kryeministri. Dua ta bëj shumë të qartë se ne nuk e shohim këtë si një ndikim afatgjatë në marrëdhënien tonë, por veprimet e ndërmarra ose jo mund të kenë disa pasoja që do të ndikojnë një pjesë të marrëdhënies”, tha Gabriel Escobar në një takim me gazetarët.

Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar u ndanë të zhgënjyer nga takimi me kryeministrin Albin KurtiMiroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar u ndanë të zhgënjyer nga takimi me kryeministrin Albin Kurti

Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar u ndanë të zhgënjyer nga takimi me kryeministrin Albin KurtiFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister
Escobar tha se ka sfida në marrëdhëniet dypalëshe që kanë të bëjnë me kryeministrin Albin Kurti dhe e quajti ‘hutues’ qëndrimin e qeverisë së Kosovës kundër këshillave amerikane për të mos dërguar me forcë kryetarët shqiptarë të komunave në veri të cilët dolën nga zgjedhjet e 23 prillit. Këto zgjedhje u bojkotuan tërësisht nga partitë politike serbe.

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet

Emisari amerikan Gabriel Escobar, ishte shumë i qartë, se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë menjëherë marrëveshjen e arritur ne Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai tha se nga Kosova pritet themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, duke nënvizuar se Asociacioni do të ndodhë por “çështja është me kë dhe sa gjatë duhet pritur”.

Escobar: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjetFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

“Ne e dimë se si duhet të duket Asociacionidhe e dimë si nuk duhet të jetë, por kemi nevojë të fillojmë tani dhe statutin mund ta kemi në një ditë nëse duam, prandaj nuk e kuptoj vonesën. Për mua Kosova duhet ta përcaktojë veten jo nga Serbia, por nga vlerat e saj, nga marrëdhëniet e saj jo me 6 milionë banorë të Serbisë por me 700 milionë banorë të komunitetit euro-atlantik.

Dhe ende sa herë flasim me këtë kryeministër dhe zëvendësin e tij, e tëra për çfarë duan të flasin është vetëm Serbia”, tha Escobar. Ai tha se Asociacioni duhet bërë në kushte evropiane për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Kërkesat e Lista Srpska

Ndërkohë, subjekti politik më i madh i serbëve të Kosovës Lista Srpska, ka dalë me dy kërkesa për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që mund të organizohen në veri gjatë verës. Ata kërkojnë “tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, përkatësisht 2015

Autoritetet e Prishtinës refuzojnë krijimin e një Asociacioni që do të kishte kompetenca ekzekutive.

Kërkesat e Albin Kurtit

Nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, thuhet se në takim që kishte me emisarët perëndimorë, ai ka shprehur “gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për shtendosjen e gjendjes në veri dhe normalizim të marrëdhënieve”, duke paraqitur edhe kërkesat e tij.

“Rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Uashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, thuhet në njoftim.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’u hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë dhe të marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Emisarët perëndimorë pas Prishtinës në Beograd

Dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar shkuan, pasi u takuan edhe me Presidneten Osmani dhe opozitën, në Beograd për takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës më herët i kanë kërkuar Kosovës zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj shqiptar të veriut në zyra të tjera alternative, deri në mbajtjen e zgjedhjeve nga të cilat duhet të dalin kryetarë që kanë legjitimitet.

Dhe nga Serbia ndërkaq kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën, ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja që mund të zhvillohen gjatë kësaj vere. /DW/DPA/AFP


        
 
Next Post

PD si stall: Mbështetësit e Bashës tentojnë të godasin deputetët, ofendojnë edhe gazetarët!

A do mundet i dashuruari i shekullit Luiz të qendroi ca ditë vetëm?! Kiara nuk do ta shoqërojë Luizin gjatë koncerteve në SHBA!

Enveri e adhuronte, kishte ndjenja për Musinin ndaj e burgosi! Dëshmia tronditëse e vajzës që u lind në Korfuz dhe vuajti 12 vite burg

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com