Ikja nga kjo jetë e artistit të njohur Agim Rada ka shkaktuar mjaft reagime nga miq e dashamirë të tij.
Rada vdiq në një moshë relativiisht te re aktive për punë, 70 vjeç, çka është shoqëruar me dhimbje nga ata që e kanë njohur.
Gazetari Mero Baze, botues i gazetës TemA, ka shkruar në facebook një homazh për Agim Radën, duke kujtuar një nga veprat më të forta të artistit.
“Një mbasdite dhjetori një dekadë më parë më detyroi ta shoqëroja me makinë deri tek studio e tij për të fotografuar një “murale” të tij.
Pamja ishte kjo. Ishte koncentruar gjithë neveria për atë që siç thoshte, i kishte çuar dëm gjithë antikomunizmin e tij gjysmëshekullor.
E fotografova dhe e botova të nesërmen në gazetë pasi përkonte dhe me kujtimin e Lëvizjes së Dhjetorit.
‘Nuk ka komunist më të këqija se komunistët antikomunist’, ka thënë Haveli. Agim Rada e ka vizituar këtë. Dhe sot ka ikur vetëm trupi i tij. Shpirti ka mbetur kudo, në qytet, në skulpturat dhe vizatimet e tij”, shkruan Mero Baze.