1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi! Ish gruaja e Bushatit, avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €

January 31, 2024
in Dosja X
        
 

Familja Berisha vijon përpjekjet për infiltrimin e tentakulave në sistemin e drejtësisë. Avokatja e familjes Berisha, Erinda Ballanca ka dërguar në Kuvend emrin e Entela Shehaj (Memishaj) si pjesë e kandidatëve për vendet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), pavarësisht lidhjeve të saj të errëta me politikën dhe financën off-shore.

Në një shkrim investigativ të publikuar në dhjetor 2023,kur Entela Shehajt, kishte kaluar fazën e parë, shqiptarja.com zbulon pikërisht lidhjet e saj me atë të Ismail Mulletit, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentat rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë.

Erinda Ballanca, shoqe e Argita Berishës dhe avokate personale e Sali Berishës dhe shumë eksponentëve të PD-së, që në kohën kur Berisha ishte në pushtet, u emërua në 2017 Avokate e Popullit. Në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP nga radhët e avokatisë. Në renditjen e pikëzimit Entela Memushaj renditet e 7 në garën për KLGJ dhe e 5 për garën për në KLP. Lista e përzgjedhur nga avokatia është dërguar në Kuvend, publikuar në faqen zyrtare . Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, nëse kandidatët plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe neni i këtij ligji.

1. Eris Hysi
2. Përparim Kalo
3. Erind Merkuri
4. Alban Alimema
5. Erind Gërmenji
6. Fatos Lazimi
7. Entela Shehaj (Memishaj)
8. Saimir Vishaj
9. Albana Tushe
10. Albens Tabaku
11. Klodian Gjermeni (Gjërmëni, Gjermëni)
12. Artan Reçi
13. Bledar Bajri (Boshnjaku)

Renditja e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë
1. Përparim Kalo
2. Erind Merkuri
3. Alban Alimema
4. Erind Gërmenji
5. Entela Shehaj (Memishaj)
6. Saimir Vishaj
7. Albens Tabaku
8. Artan Reçi
9. Bledar Bajri (Boshnjaku)

Investigimi i Shqiptarja.com

Emri i Entela Shehajt është i lidhur direkt me atë të Ismail Mulletit, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentat rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë.

Personazhi kyç, me anë të cilit Mulleti i ka dhënë si bakshish Shkëlzen Berishës, në dy pagesa, 200 mijë euro dhe 150 mijë euro, është pikerisht Entela Shehaj Memishaj. Kjo e fundit rezulton administratore e kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, e cila ka lidhur një kontratë me Shkëlzen Berishën për shitjen e rreth 50 mijë m2 tokë, në këmbim të një pagese prej 150 mijë eurosh. Toka ndodhej në njëjtën zonë kadastrale në Durrës, në fshatin Rinia, ku rezulton se kanë blerë prona sekseri i famshëm i qeverisë Berisha, Damir Fazlliç dhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Berisha bashke me burrin, Jamarber Malltezi. Pra, bëhet fjalë për të njëjtën zonë gjeografike, ku kanë bërë pazare me pronat Argita, Shkëlzeni, Fazlliçi, Mulleti, Shehaj etj. Zona ku sipas një vendimi te qeverise Berisha te nëntorit 2008 duhej të zgjerohej parku energjetik i Porto Palermos duke e rritur kështu në mënyrë drastike vlerën e tokës.

Entela Shehaj rezulton administratore dhe ortake me 10 % në kompaninë IMAH 2014 sh.p.k. Në këtë kompani del që Ismail Mulleti ka 45% të aksioneve. Pra, Shehaj dhe Mulleti janë bashkëpronar. Ndërkaq Entela Shehaj, sipas të dhënave të QKR, është administratore e Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k edhe gjatë kohës së lidhjes kontratës me Shkëlzen Berishën në 16.11.2009, ndërsa vazhdon të jetë edhe sot. Ka edhe dy mistere të tjera në këtë histori. Misteri i parë, nuk dihet se kujt i ka blerë tokën në Porto Romano kompania Stellar Real Estate Investmens Albania. Misteri i dytë, nuk i dihen pronarët e vërtetë të kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k , pasi sipas regjistrimit në QKR, pronar i 100 % të aksioneve është Stellar International Property Fund Limited, e cila është një kompani e regjistruar në Gibraltar, parajsë fiskale.

Lista e kandidatëve shoqërisë civile

Ndërkohë lista e kandidatëve të përzgjedhur nga shoqëria civile nuk është dorëzuar akoma në Kuvend, pasi vijojnë proceset gjyqësore kandidatët e skualifikuar. Renditja e kandidatëve nga radhët e shoqërise civile për anëtarë të KLGJ-së rendit në vendin e parë Erion Fejzulla, ekspert vendor i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPJ) i ndjekur nga aktivisti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj dhe juristja Juelda Lamçe. E njëjta renditje është dhe për kandidatët për KLP-në, por listës i shtohet dhe një kandidaturë e katërt, ajo e juristes Violanda Theodhori. Por, lista e kandidatëve të përzgjedhur nga shoqëria civile nuk është dorëzuar akoma në Kuvend, pasi vijojnë proceset gjyqësore kandidatët e skualifikuar, mëson BIRN.

Si bëhet përzgjedhja

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat e lartë të drejtësisë i ka kaluar afatet ligjore të cilat duhej të përfundonin në dhjetor, pasi AP mori më shumë kohë për verifikimin e plotë të kandidatëve. Sipas përcaktimeve ligjore, Kuvendi do të zgjedhë nga listat e filtruara të Avokatit të Popullit, 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill.
Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3 gjatë votimit, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që kanë bërë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar. KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile.


        
 
Next Post

Çipi i parë në trurin e njeriut, neurologu shpjegon sesi është i ndërtuar! Inxhinieri vetëofrohet për ta implementuar! Profesorët tregojnë si do të ndihmojë të sëmurët

Sfida në TikTok i merr jetën adoleshentit shqiptar në Itali

13 vjet pa aktoren e madh Liza Vorfi!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com