1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Opozita në duart e Ilir Metës

February 26, 2024
in Blog
        
 

Nga Roland Qafoku

I vetmi justifikim i fortë dhe i besueshëm për mungesën e Ilir Metës në protestën e 20 shkurtit do të ishte një takim i tij në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë i ftuar nga presidenti Joe Biden. Çdo justifikim tjetër mbetet i dyshimtë. Përtej shumë konkluzioneve se çfarë solli protesta e aq e pritur e opozitës, zhvillimi i saj nxori mbi ujë edhe një fakt tejet të rëndësishëm.

Marrëdhëniet e Ilir Metës me Rithemelimin janë dukshëm në një ngërç. Mos prezenca e tij në këtë protestë ishte një detaj që jo vetëm e konfirmon këtë konkluzion, por mbi të gjitha ngre disa pikëpyetje të raporteve të tij me pjesën më të rëndësishme të partisë më të madhe opozitare. Zanafilla e saj lidhet me deklaratën e tij më 1 shkurt për kandidatin për kryeministër, e cila përbën edhe thelbin e të gjithë këtij ngërçi. Tha Meta:

“Partia e Lirisë është e vendosur që në funksion të këtij qëllimi të mirëpresë çdo kontribut nga brenda dhe jashtë politikës që do t’i shërbejë një konsensusi, pjesëmarrje e përfaqësimi sa më të gjerë të forcave opozitare, duke filluar që nga votuesi i thjeshtë dhe deri në nivelin më të lartë të drejtimit të opozitës, nëpërmjet zgjedhjes së një kandidati për kryeministër që do të gëzonte një mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore”.

Pra, Ilir Meta përjashton Sali Berishën si kandidat për kryeministër dhe propozon një kandidat gjithëpërfshirës. Si fillim ka sjellë pakënaqësinë e Sali Berishës dhe ky mosmiratim është shoqëruar edhe me lëvizje të tjera të Metës. Kulmi ishte mungesa e tij në protestën e 20 shkurtit. Me Sali Berishën në arrest shtëpie dhe me një fjalim on line të tij që dukej si “punë nga shtëpia”, me një lidership ende të pakonfirmuar të Rithemelimit dhe një garë se kush është figura e dytë e rëndësishme pas Berishës, prania e Ilir Metës do të merrte një rëndësi parësore për vetë atë që ai përfaqëson si figura politike e dytë më e rëndësishme e opozitës pas Sali Berishës. Por ai zgjodhi të mos ishte prezent, madje edhe me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Meta u justifikua me prezencën e tij në një konferencë në Kajro në Forumin e Tretë Botëror me temë “Paqe e Drejtë për Zhvillimin”. Mes protestës shumë të rëndësishme në Tiranë dhe një konference aspak të rëndësishme në Afrikë, Meta zgjodhi të ishte në të dytën. Në një status në facebook pas protestës ai jo vetëm e mbështeti, duke postuar pamje edhe nga prezenca në të të përfaqësuesëve të Partisë së Lirisë, por e quajti “një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor”.

E megjithatë mungesa e tij nuk ishte shumë bindëse. Mungesa e Ilir Metës në proetsë dhe lënia në dorë të Gazmend Bardhit si lider i opozitës krijoi impaktin e parë në opinionin publik. Nuk ishin të paktë ata anëtarë të PL por edhe të PD që shpreheshin nën zë se pa Metën kjo protestë është pa kokë. Sado Bardhi përpiqej të bënte liderin ai nuk shkoi dhe nuk po shkon dot më shumë se formati i një sekretari të dikurshëm të Lulzim Bashës. Vërtetë sot ai është kryetar i grupit parlamentar, por bashkimi i tij me Rikthemelimin është thjesht një matematikë numrash dhe jo fryme të sinqertë.

Ndërkaq, qendrimet e Gazmend Bardhit ndaj Partisë së Lirisë në përgjithësi dhe Ilir Metës në veçanti kanë treguar raporte aspak normale. Janë ende të freskëta deklaratat e tij negative ndaj Metës në detyrën e presidentit të Republikës kur i vetëm bënte një luftë kundër Ramës dhe qeverisë. Dhe, i regjur në këto 34 vjet me lloj-lloj betejash, Ilir Meta është nga ata që edhe mund të falë, por kurrë nuk i harron ata që e kanë sulmuar në raste delikate, veçanërisht për thirrjet e Bardhit se “presidenti fliste me gjuhën e Foltores së Berishës”. Gazmend Bardhi më shumë se një herë ka deklaruar gjatë asaj kohe:

“Ne gjithmonë për gabimet dhe inatet tona kemi veshur me pushtet Ilir Metën. Ka marrë pushtetin Ilir Meta dhe ia ka çuar në prehër Edi Ramës”.

Por sulmet e Gazmend Bardhit ndaj Ilir Metës nuk mbaruan këtu. Një “perlë” tjetër e tij kundër Ilir Metës është ajo e bërë më 25 janar 2022:

“Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës. Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”

Prova ekstreme e qedrimeve të tij kundër Metës ka qenë më 26 maj 2023 kur bëri një akuzë shumë të rëndë për zgjedhjet lokale teksa tha:

“Skandali është që këshilltarët me votat e demokratëve i ka Ilir Meta. Unë kam ulëritur duke kërkuar që kandidatët të dalin me logon e PD. Në Elbasan ka 12 këshilltarë, 7 janë të Partisë së Lirisë dhe 5 demokratë.

Pra, pakënaqësisë së Berishës për propozimin e Metës për një kryeministër gjithëpërfshirës, nëse i shtojmë edhe qendrimet e Gazmend Bardhit kanë bërë që Meta të nguronte jo pak për të marrë pjesë në protestë. Kësaj mungese duhet t’i shtojmë edhe një mungesë tjetër të mëparshme. Në mbledhjen e konfederatës së opozitës më 16 shkurt përsëri Meta mungoi dhe prezenca e Petrit Vasilit dhe Erisa Xhixhos ishte vetëm formale. Por përse Ilir Meta ka bërë këto lëvizje që nuk janë thjesht lajm, por një zhvillim shumë i rëndësishëm brenda opozitës dhe bëjnë që edhe pa u angazhuar Ilir Meta të ketë në dorë të ardhmen e opozitës?

Së pari, prej shumë kohësh Parta e Lirisë dhe vetë Ilir Meta ka qenë të distancuar nga zhvillimet në Partinë Demokratike. Dhe për këtë kanë patur mëse të drejtë. Çdo interferim dhe çdo angazhim në zhvillimet në PD nuk do të kishin asnjë kuptim dhe asnjë interes për të.

Së dyti, Ilir Meta ka shumë të drejtë kur bëri propozimin më themelor për atë që po ngjet me opozitën. Një emër kandidat për kryeministër do t’i japë shumë më frymë partive opozitare dhe opozita do të jetë shumë më e organizuar dhe më e fokusur në qëllimet e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Qendrimi stoik i Berishës në arrest shtëpie se do të jetë ai e ardhmja e drejtimit të PD ka bërë që të pengohet çdo zhvillim në këtë parti. Por Ilir Meta e ka kuptuar se në këtë situatë opozita nuk vjen në pushtet me Sali Berishën si kandidat për kryeministër. Por këtë bën sikur nuk e kupton si Sali Berisha dhe ata që e mbështesin atë.

Së treti, Ilir Meta nuk mund të vijojë më që të japë logon e partisë së tij për të bërë koalicion me Rithemelimin gjë që bëri në zgjedhjet lokale të kaluara. Kjo ishte mëse e domosdoshme edhe në zgjedhjet e pjesshme, por jo nuk mund të vijojë pambarimisht. Ajo ishte mëse e nevojshme në momentin e parë kur u zhvilluan zgjedhjet pjesshme, por kjo formë bashkëpunimi nuk mund të funksionojë pa fund.

Së katërti, Ilir Meta ka treguar se është kundër sulmeve ndaj SPAK. Ai e ka vlerësuar si anormale sulmet duke e akuzuar atë si grup kriminal dhe bandë. Edhe Meta është pjesë e hetimit nga kjo strukture. Por ai kurrë nuk e ka shpërfillur drejtësinë. Ai ka qenë i gatshëm të shkojë atje kur e thërrasin dhe të përballet me çdo akuzë, por Meta kurrë nuk ka bërë akuza ndaj kësaj strukture. Ai sigurisht ka bërë politikë dhe ka hedhur akuza ndaj kundërshtarit të tij Edi Rama duke e cilësuar si uzurpator dhe e ka cilësuar ramaforma reformën në drejtësi. Por kurrë nuk ka akuzuar prokurorët dhe gjykatësit nominalisht. Kjo afërmendsh tregon se Meta nuk është fare dakord me sulmet që i janë bërë SPAK nga vetë Berisha dhe eksponentë të PD.

Së pesti, mungesa e takimeve të sekretarit Antony Blinken me drejtues të opozitës e kanë bërë Metën të konkludojë se mungesa e kontakteve në diplomacinë amerikane opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Si të tillë ai e shikon mungesën e kanaleve të komunikimit tejet kardinale. Si një politikan me karrierë 34-vjeçare Meta e di shumë mirë se asnjë aksion politik i çdo force politike në Shqipëri nuk ka arritur asnjë sukses pa mbështetjen e SHBA. Si mund të ndodhë kjo në kushtet aktuale të opozitës? Nuk përjashtohet që propozimi i Metës për kryeministrin gjithëpërfshirës të jetë pjesë edhe e konsultimeve me diplomatët e huaj, veçanërisht ata amerikanë.

Së gjashti Ilir Meta shikon që përpjekja për bashkimin e partive opozitare pa realizuar bashkimin e PD është një betejë formale e dështuar. Si mund të arrihet në një aksion të tillë kur PD vijon të jetë e përçarë, e ndarë dhe me problemin e vulës ende në gjykatë? Kjo u duk në mungesën që ai bëri në mbledhjen e 16 shkurtit në të cilën dërgoi atje dy vartësit e tij, njëri prej të cilëve është i gatshëm të zëvendësojë çdo gjë në këtë parti.

Të gjitha këto përbëjnë arsyet e mëdha përse Ilir Meta bëri një lëvizje për t’i lënë të lirë rrjedhën e ngjarjeve në PD. Ai ka jo vetëm eksperiencën por edhe sensin e nuhatjes për të parashikuar se çdo ndodhë në të ardhmen. Me sa duket ai nuk pret të ndodhë ndonjë gjë brenda PD. Prandaj mungoi edhe në protesë.
by Taboola
Sponsored Links


        
 
Next Post

Ore këta kanë vrarë babain apo njerkun?! Deklarata e dyshimtë e Hysen Metës, djalit vrasës në Shënavlash: "Na erdhi keq më shumë se vëllezërve të tij për atë që ndodhi"!

Baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë: Për çfarë shërben dhe kush janë përfitimet për qytetarët?

Belo dhe Foltorja "piroman" publik: Po mendojmë të djegim Parlamentin!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com