1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Shtyrja e seancës ndaj Berishës, GJKKO zbulon përballjen e tij me oficerët e policisë gjyqësore

March 8, 2024
in Dosja X
        
 

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-kryeminisrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët nuk u paraqitën në gjykatë, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Sipas GJKKO, ish-kryeministri ka refuzuar sërish të firmosë fletëthirrjen dhe u ka thënë oficerëve të policisë gjyqësore se nuk do të paraqitet personalisht në gjykatë, por do të përfaqësohej nga avokatët e tij.

“Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Sali Berisha, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi” kishte refuzuar sërisht të firmosë fletëthirrjen, por duke shprehur verbalisht që nuk do të paraqitet personalisht në gjykatë por do të përfaqësohet nga avokatët e tij, dokumentuar nëpërmjet raportit të shërbimit të policisë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërsa Jamarbër Malltezi në fletëthirrjen respektive të firmosur nga ana e tij ka shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë personalisht në gjykim, duke u përfaqësuar nga mbrojtësit.

Gjatë seancës mësohet se avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkuan kohë për tu njohur me informacionin me shkrim si dhe provat e paraqitura nga ana e prokurorisë.

Gjithashtu u kërkua përjashtimi i gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Ndaj GJKKO vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën 12 mars në orën 15:00 për t’i dhënë kohë mbrojtësve për tu njohur me informacionin me shkrim si dhe provat e paraqitura nga ana e prokurorisë, si dhe njëherazi kjo kohë do të shërbejë edhe për shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares.

03.2024, ditë e Premte, ora 09.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, u zhvillua seanca gjyqësore për marrjen në shqyrtim të kërkesës penale regjistruar pranë kësaj gjykate, me nr. 125 regj themeltar, datë 23.02.2024, që i përket:

KËRKUES: Sali Berisha, i biri i Ram-ës dhe i Shiqere-s, dtl.15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr.personal E40701031R, përfaqësuar me prokurë të posaçme nga av.Genc Gjokutaj dhe av.Sokol Mëngjesi.

OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhduar zbatimi me Vendimin nr.117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj kërkuesit lënë në fuqi me vendimin nr.56, date 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar me vendimin nr.520, date 30.12.2023, lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.

KËRKUES: Jamarbër Malltezi, i biri i Luan-it dhe Merxhane-s, i datëlindjes 09.11.1972, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, në adresën: “Rr. Mustafa Matohiti, Pall.7, Ap.8”, përfaqësuar nga av.Antoneta Sevdari dhe av.Klodjan Skënderaj.

OBJEKTI: Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Jamarbër Malltezi.

BAZA LIGJORE: Nenet 228, 229, 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata pasi kreu verifikimin e paraqitjes së palëve, konstatoi se nuk ishin paraqitur personalisht, kërkuesi/i hetuari Sali Berisha dhe kërkuesi/i hetuari Jamarbër Malltezi. Referuar akteve respektive të njoftimit të depozituara nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore, Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, rezultoi se shtetasi nën hetim Sali Berisha, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi” kishte refuzuar sërisht të firmosë fletëthirrjen, por duke shprehur verbalisht që nuk do të paraqitet personalisht në gjykatë por do të përfaqësohet nga avokatët e tij, dokumentuar nëpërmjet raportit të shërbimit të policisë gjyqësore. Po kështu, edhe për kërkuesin/të hetuarin Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi”, rezultoi e dokumentuar dijenia e tij për datën dhe orën e zhvillimit të seancës gjyqësore, ku në fletëthirrjen respektive të firmosur nga ana e tij ka shprehur vullnetin për të mos marrë pjesë personalisht në gjykim, duke u përfaqësuar nga mbrojtësit.

Për sa më sipër, gjykata e konsideroi njoftimin si të kryer, duke qenë se rezultoi i shprehur edhe vullneti i kërkuesëve/të hetuarve lidhur me të drejtën për të mos marrë pjesë në gjykim (ndodhur në kushtet e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ) dhe vijoi gjykimin në mungesë të kërkuesëve/personave nën hetim Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, duke u mbrojtur interesat e këtyre të fundit nga ana e avokatëve respektivë.

Nga ana e mbrojtësve të kërkuesit/personit nën hetim Sali Berisha u kërkua përjashtimi i trupit gjykues monokratik, gjyqtares Irena Gjoka (kompetente për shqyrtimin e së cilës është gjyqtari i gatshëm).

Gjatë zhvillimit të seancës së sotme gjyqësore, palët parashtruan kërkesat objekt gjykimi: Mbrojtësit parashtruan kërkesat për revokimin e masës së sigurimit dhe prokuroria depozitoi informacionin me shkrim dhe provat në kuadër të nenit 246/6 të K.Pr.Penale. Mbrojtësit kërkuan kohë për tu njohur me informacionin me shkrim si dhe provat e paraqitura nga ana e prokurorisë.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor dhe të shtyjë seancën për në datën: 12.03.2024, ditë e martë, ora 15.00, për t’i dhënë kohë mbrojtësve për tu njohur me informacionin me shkrim si dhe provat e paraqitura nga ana e prokurorisë, si dhe njëherazi kjo kohë do të shërbejë edhe për shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e trupit gjykues monokratik.

Tiranë, më datë 08.03.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar


        
 
Next Post

Soji i tyre ka pësuar traum! Këta për inat të Ramës shesin edhe shpirtin! Gazetarja i mbyll gojën Bushat "kalemit" për Belerin

Presidenti Begaj thirret në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet: Situata në Ballkan, e brishtë!

Zbardhet takimi i Nikollës me Çuçin dhe Bardhin. Dy kërkesat e Rithemelimit që PS është gati t’i pranojë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com