1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Do bënin vrasje në Dubai, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe u arrestuan dhe u dëbuan me urgjencë

August 16, 2024
in Dosja X
        
 

Një konflikt me një shtetas të huaj që më pas solli dhe një denoncim në policinë e Dubait, se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj do e vrisnin, ka bërë që policia e Emirateve Arabe të ndalojë me shumë urgjencë dy shqiptarët e shpallur në kërkim nga Shqipëria për ‘vrasje’, ‘tentativë vrasje’, ‘trafik kokaine’, ‘shkatërrim i pronës me tritol’, ‘sigurim i kushteve për të kryer vrasje’ të kryer në formën e ‘grupit të strukturuar kriminal’.

Autoritetet e emigracionit në Policinë e Dubait, që nga dita e arrestimit, i kanë mbajtur në ambientet e një kampi për gati 1 muaj,Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn deri në momentin kur dy ditë më parë ata janë deportuar me shumë urgjencë në drejtim të Shqipërisë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, autoritetet në Dubai e kanë motivuar deportimin e Dervishajt dhe Meçajt me faktin se ata kanë shkelur rëndë rregullat e qëndrimit në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke kryer vepra penale në shoqërinë e tyre.

Për pasojë ata kanë vendosur t’i deportojnë në shtetin e origjinës në Shqipëri, ku si Dervishaj dhe Meçaj, i presin dy procese penale të hapura nga prokuroria e posaçme SPAK.

Deportimi është kryer pa pritur një vendimmarrje nga Gjykata e Dubait, që shqyrton rastet e të drejtave të emigrantëve, të cilët kanë arritur të fitojnë lejen e qëndrimit.

Të dy personat e deportuar ishin me leje qëndrimi në Dubai, duke pasur të drejtën ta shtynin atë dhe në vitet në vijim.

Në muajin dhjetor 2020, Plaurent Dervishaj, u arrestua dhe më pas u lirua pasi SPAK në Shqipëri e kishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lamaj, Artan Arsit dhe Klodian Saliut, ngjarje këto të ndodhura në muajin shkurt 2005.

Por nuk kaloi shumë dhe sërish Plaurent Dervishaj së bashku me Julian Meçajn shpallet në kërkim për vrasjen e shtetasit Andi Maloku, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit.

Ndërkohë për vrasjen e Andi Malokut, dhe tentativën e vrasjes së Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, pak muaj më parë u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja dhe me 35 vite burgim Ariol Halilaj.

Në mujin shkurt 2024 në Dubai arrestohet dhe më pas lirohet miku i tij Julian Meçaj, i cili u pajis me leje qëndrimi.

Deportimi me shumë urgjencë nga Dubai i Plaurent Dervishaj dhe mikut të tij Julian Meçaj, solli tronditjen e parë të botës së krimit që qëndrojnë si rezidentë në ‘parajsën’ e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në muajin qershor 2019, Julian Meçaj, Plaurent Devishaj dhe Bashkim Haxhia, i shpëtuan një atentati të mirëorganizuar në Sukth të Durrësit teksa po udhëtonin me një automjet tip ‘Range-Rover’, kur u qëlluan nga dy persona në mënyrë të befasishme.

Kjo ngjarje vijon të jetë ende pa autor, ndërsa dosja ndodhet në prokurorinë e Durrësit. Përplasjen më të madhe grupi i Plaurent Dervishaj e ka me grupin e Aleksandër Lahos (Rrumi) që bazën e veprimit e ka në Shijak.

Ndërsa në konflikt Dervishaj është dhe me grupin e Xhevdet Troplinit, i njohur si ‘Poja’, si dhe me vetë grupin shoqëror ku ai aderonte të ish-kunatit të tij, Lulzim Berisha, i cili pritet të ekstradohet shumë shpejt nga Spanja në Shqipëri. (Ora News)


        
 
Next Post

Shqipëria rrit flotën e mjeteve lundruese

Paralajmërimi i fortë i BE-së për Albin Kurtin: Kosova do të mbetet e vetme

Aeroporti “Nënë Tereza”, me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com