1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Venecia ose Mallkimi i Bukurisë

August 30, 2024
in Blog
        
 

Në Venecia, kërkesa e lartë për shërbime turistike që garantojnë fitime të mëdha ka ulur ofertën e shërbimeve për banorët e qytetit. Në mungesë të një strategjie afatgjatë rivitalizimi, qyteti historik rrezikon të shndërrohet në një mauzoleoum kulturor.

Nga Edoardo Campanella* (Project Syndicate)

Shpesh, vendet e pasura dhe me burime të shumta natyrore bien pre e bekimeve të tyre. Ekonomistët e kanë ditur prej kohësh se vendet e pasura në burime mund të ngecen në cikle të ngadalta rritjeje ekonomike, degradimi intensiv mjedisor dhe institucioneve demokratike të dobëta. Por, edhe vendet me trashëgimi të pasur artistike dhe ariktekturë unike mund të vuajnë nga “mallkimi i burimeve të shumta.” Monumentet mahnitëse të një të shkuare të lavdishme mund të çojnë drejt një ekonomie rentiere dhe deformimeve sektoriale të ngjashme me ato të krijuara nga rezervat e mëdha të karburanteve fosile ose mineraleve të çmuara.

Venecia është pikërisht një rast i tillë. I mbingarkuar nga turizmi i shpejtë dhe i lirë, qyteti tashmë po vuan “mallkimin e bukurisë”. Vendimi i fundit për të aplikuar një tarifë hyrjeje ($5.45) për vizitorët ditorë vetëm sa e konfirmon se Venecia është në rrugën e transformimit në një muze në qiell të hapur – një lloj mauzoleumi kulturor.

Bukuria arkitektonike nuk është edhe aq e pangjashme me burimet natyrore sa i përket problematikave të tyre. Të dyja janë të kufizuara dhe të përqendruara gjeografikisht. Në rastin e Venecias, qyteti është një kryevepër e jashtëzakonshme arkitektonike; madje edhe ndërtesat më të vogla mund të përmbajnë vepra të disa prej artistëve më të mëdhenj të botës, nga Xhorxhione dhe Ticiani, deri tek Tintoreto dhe Veroneze. Pikërisht kjo qe edhe arsyeja përse UNESKO vendosi në mbrojtje të gjithë qytetin dhe jo vetëm disa ndërtesa, duke e cilësuar atë si pjesë të Trashëgimisë Botërore.

Megjithatë, një pasuri arkitektonike dhe kulturore kaq e madhe mund të krijojë edhe një kurth ekonomik. Kur vetëm një grusht industrish fitimprurëse tërheqin shumicën e kapitalit njerëzor dhe financiar, ato mund të çojnë në uljen e investimeve në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke penguar kështu diversifikimin sektorial e duke dëmtuar konkurrencën e përgjithshme. Kjo dinamikë njihet edhe si “Sëmundja Hollandeze,” pasi pikërisht diçka e tillë ndodhi në Holandë në fund të viteve 1950, pas zbulimit të një sasie të madhe gazi natyror në vend.

Në Venecia, kërkesa e lartë për shërbime turistike që garantojnë fitime të mëdha ka ulur ofertën e shërbimeve për banorët e qytetit. Si rezultat, qyteti historik po bëhet gjithnjë e më pak i banueshëm. Popullsia e tij është ulur nga 150,000 banorë në vitet 1960 në rreth 50,000 sot, ndërsa lagjet me më pak atraksione turistike tashmë duken si qytete fantazmë. Ndërtesat janë të braktisura, rrugët të zbrazëta, dhe dyqanet e ushqimeve thuajse nuk ekzistojnë. Të vetmet shkëndija të jetës reale mbeten disa bare tradicionale (“bacari”) që vijojnë të funksionojnë akoma. Studentët janë të vetmit që i japin sadopak gjallëri jetës së natës, që pa ata do të ishte e fjetur, ndërsa ato pak ngjarje kulturore që zhvillohen janë të destinuara vetëm për turistët, numri i të cilëve vijon të rritet.

Dy dekada më parë, Venecia kishte pak më shumë se dy milion vizitorë për natë çdo vit; gjatë periudhës deri në vitin 2022, numri arriti në 3.2 milionë, ndërsa numri i vizitorëve ditorë ishte rreth 30 milionë. Siç mund të pritet, ata pak venecianë që kanë mbetur në qytet janë të angazhuar direkt ose indirekt në sektorin e turizmit, duke çuar në shkretëtirizimin ekonomik të pjesës tjetër të qytetit. Me zhduukjen e industrive tradicionale si kimikatet dhe çeliku, ministria e zhvillimit e Italisë e ka shpallur situatën në Venecia dhe zonat përreth një krizë industriale.

Por, mallkimi i bukurisë nuk është një fenomen ekskluziv i Venecias. Në mbarë botën, ekonomitë e shumë fshatrave dhe qyteteve të vogla janë kapur plotësisht nga turizmi. Në qytete të mëdha dhe të zhvilluara si Barcelona ose Roma, turizmi masiv përbën gjithnjë e më shumë një kërcënim ndaj cilësisë së jetës së banorëve të tyre. Megjithatë, shkalla e problemit në Venecia është e frikshme, pasi nuk kemi të bëjmë me një fshat të vogël mesjetar, e ardhmja e të cilit varet vetëm nga kapitalizimi i të shkuarës. Venecia është një qytet i madh evropian që mund të synonte të ishte diçka krejt tjetër. Qendra e dikurshme e një perandorie të pasur, qyteti shërbeu për shekuj me radhë si urë lidhëse mes Perëndimit dhe Lindjes.

Ndonëse jeta e përditshme në një qytet mbi ujë nuk është e lehtë, Venecia ka arritur gjithmonë t’ia dalë mbanë. Tarifa e hyrjes, e cila u prezantua si një program pilot mes muajve prill dhe korrik të këtij viti, pritet të aplikohet në mënyrë të përhershme në vitin 2025 dhe ndoshta edhe të dyfishohet. Por ka pak gjasa që një nismë e tillë ta ndalë turizmin e shpejtë. Edhe pse do të ndihmojë në përballimin e disa prej kostove që gjeneron turizmi (si për mbledhjen dhe shpërndarjen e mbetjeve), nuk do të mund ta ndalë rënien e qytetit. Tek e fundit, shumica e nismave të tjera të qytetit mbeten të përqëndruara tek kërcënimi i rritjes së nivelit të detit. Megjithatë, sado të nevojshme, përpjekje të tilla vetëm do të ruajnë bukurinë arkitektonike ekzistuese, por nuk do të mund të bëjnë dot asgjë për të rivitalizuar qytetin. Pallatet do të vijojnë të shndërrohen në muzeume sepse askush nuk dëshiron të banojë në to.

Ndaj, situata kërkon një strategji të gjithanshme dhe afatgjatë për të ripopulluar zonën e njohur si Laguna Veneta. Duke tërhequr talente nga e gjithë bota, Venecia mund të transformohet sërish në një qendër të lulëzuar kulturore dhe tregtare. Ajo mund të rizbulojë gjenialitetin e saj të dikurshëm, krijimtarinë dhe industritë që e patën shndërruar në një qytet të rëndësishëm në të kaluarën. Synimi duhet të jetë jo vetëm ruajtja dhe shfrytëzimi i trashhëgimisë së saj kulturore e artistike, por edhe zgjerimi i tyre. Kjo nënkupton kapërcimin e qasjes aktuale që dalëngadalë po e shteron qytetin.

Bukuria artistike, ashtu si burimet natyrore, duhet të jetë një bekim. Por, pa menaxhimin e duhur dhe në mungesë të një strategjie ambicioze, bukuria mund të kthehet në vrastare. (Përgatiti për gazetën TemA, Bjorn Runa)

* Edoardo Campanella është bashkëpunëtor i Qendrës Mossavar-Rahmani për Biznesin dhe Qeverisjen në Kennedy School të Universitetit të Harvardit. Ai është gjithashtu bashkautor (me Marta Dassù) i librit “Anglo Nostalgia: The Politics of Emotion in a Fractured West” (Oxford University Press, 2019).


        
 
Next Post

Hidhet shorti i Champions League, përballje gjigantësh në fazën e grupit: Reali gjen Liverpoolin e Milanin, spikasin Barça-Bayern dhe City-Inter

Macron: Jemi të shqetësuar nga lëvizjet e njëanshme të Kosovës

Rrëzohet F-16 amerikan gjatë një sulmi rus: Vdes piloti ukrainas! Kievi: Putin kërcënon botën me një katastrofë bërthamore

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com