1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“New York Times”: LaCivita ka mohuar lobim pranë administratës Trump për Berishën apo PD-në! Unë nuk bëj lobim, unë bëj fushata, dhe këtë po bëj

February 19, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Angazhimi i bashkë-menaxherit të fushatës së Trump, Chris LaCivita në Shqipëri ka tërhequr vëmëndjen e gazetarëve të “New York Times”, që raportojnë se strategu i Donald Trump po këshillon tashmë Sali Berishën, kreun e PD, të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion.

Konsulenti i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Chris LaCivita është shfaqur këtë muaj në një konferencë për shtyp në Shqipëri përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha.

Megjithatë, ai ka mohuar çdo përfshirje në lobim pranë administratës Trump në emër të Berishës apo partisë së tij.

“Unë nuk bëj lobim,” është shprehur LaCivita, tha ai për “The New York Times”. “Unë bëj fushata, dhe këtë po bëj – është shumë e thjeshtë”, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen mes spekulimeve për përpjekje të Berishës për të krijuar lidhje me figurat politike amerikane, veçanërisht pas vendimit të SHBA-së për ta shpallur atë non grata.

LaCivita është një emër me peshë në strategjinë politike republikane, por ai ka sqaruar qartë se nuk do të ndërmjetësojë në favor të Berishës pranë administratës Trump.

Shkrimi i plotë i New York Times

Chris LaCivita, një strateg republikan që ndihmoi në drejtimin e fushatës së Presidentit Trump, po këshillon një parti opozitare konservatore në Shqipëri të kryesuar nga një politikan i cili është përballur me akuza për korrupsion nga Departamenti i Shtetit dhe prokurorët në vendin e tij.

Z. LaCivita, i cili u bë këshilltar i një grupi jofitimprurës pro-Trump pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor, është në mesin e një grushti këshilltarësh të Trump që kanë ndjekur punë këshilluese politike në mbarë botën për politikanët që e konsiderojnë veten si populistë ose kritikë të imigracionit, sipas modelit Trump.

Z. LaCivita po punon për Partinë Demokratike të Shqipërisë përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në maj, kur do të përpiqet të mundë Partinë Socialiste të krahut të majtë në pushtet. Në mesazhet me tekst për The Neë York Times, zoti LaCivita e karakterizoi punën e tij si një zgjatje të ndihmës së tij për zotin Trump.

“Unë po eksportoj MAGA – Bëje Shqipërinë të Madhe përsëri”, ka shkruar ai.

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë është Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, i cili po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri, në lidhje me një marrëveshje pronash.

Administrata Biden vendosi sanksione ndaj zotit Berisha në vitin 2021 për “korrupsion të konsiderueshëm”, sipas një deklarate të ish-sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, i cili e akuzoi atë për shpërdorim të fondeve publike dhe përdorimin e pushtetit të tij për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.

Z. LaCivita argumentoi se akuzat ndaj zotit Berisha ishin të motivuara politikisht dhe sugjeroi që përvoja e politikanit shqiptar të përafrohet me atë të zotit Trump.

“Është një bashkëpunim i natyrshëm – të mundësh një socialist që është peng dhe kukull i familjes Soros,” tha z. LaCivita, duke evokuar pretendimet e pabazuara të zotit Berisha se filantropi demokrat George Soros qëndronte pas sanksioneve.

Zoti Berisha ka treguar se synon t’i kërkojë administratës Trump të rishqyrtojë sanksionet e Departamentit të Shtetit.

Zoti Berisha ka përdorur angazhimin e zotit LaCivita me partinë e tij për të krijuar një lidhje me zotin Trump, ndonëse presidenti amerikan nuk ka sinjalizuar mbështetje për ndonjë parti të preferuar në zgjedhjet parlamentare.

Zoti Berisha ka kërkuar gjithashtu të dallohet nga partia qeverisëse duke u zotuar se nëse opozita fiton, ajo nuk do të rinovojë marrëveshjen e Shqipërisë për pranimin e emigrantëve nga Italia.

Nuk është hera e parë që strategët e fushatave presidenciale i tregtojnë jashtë shërbimet e tyre.

Shpesh ka kërkesa të mëdha për konsulentë me lidhje me presidentin e ri të SHBA-së nga politikanë të huaj që kërkojnë të portretizojnë veten si kandidatë të favorizuar i Uashingtonit, gjë që mund të jetë një avantazh në shumë pjesë të botës.

Por zoti LaCivita, i cili doli këtë muaj me zotin Berisha në një konferencë shtypi në Shqipëri, tha se nuk do t’i drejtohej administratës Trump në emër të zotit Berisha apo partisë së tij.

“Unë nuk loboj,” tha zoti LaCivita. “Unë bëj fushata dhe kjo është ajo që po bëj – shumë e drejtpërdrejtë.”

Pasi zoti Trump u zgjodh në nëntor, zoti LaCivita u përfshi në një sërë sipërmarrjesh. Ai pranoi një pozicion në bordin e këshilltarëve të firmës së marrëdhënieve qeveritare Michael Best Strategies, e cila lobon për klientët e korporatave duke përfshirë T-Mobile dhe kompaninë e kriptomonedhës Ripple Labs, megjithëse ai nuk u regjistrua si lobist aty.

Z. LaCivita iu bashkua gjithashtu organizmit këshillues global të shkëmbimit të kriptomonedhave Coinbase. Dhe ai u bashkua me konsulentë të tjerë të lidhur me Trump, duke përfshirë Paul Manafort, i cili shërbeu si kryetar i fushatës së zotit Trump në vitin 2016, për të ofruar shërbime konsulence politike për politikanë të ekstremit të djathtë në mbarë botën.

Z. LaCivita nuk rrëfeu nëse konsulentë të tjerë janë përfshirë në punën në Shqipëri dhe disa prej tyre nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Ai gjithashtu nuk tha nëse kishte nënshkruar për ndonjë klient tjetër të huaj, por pranoi se kishte udhëtuar shumë.


        
 
Next Post

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodik dhe ndalimin e veprimtarisë politike për 10 vjet

Trump urdhëron shkarkimin e menjëhershëm “të të gjithë prokurorëve” të emëruar nga Biden

Partia e Melonit nuk nënshkruan një deklaratë kritike për Shtetet e Bashkuara

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com