Pëllumb Seferi siguron mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, duke i prezantuar programin e Koalicionit Euroatlantik. Mbështetja juaj është ajo që më jep fuqinë për të vazhduar të flas çdo ditë për atë që meritojmë më shumë. Shqipëria meriton më shumë, shkruan Seferi në profilin Facebook.
“I jam mirënjohës kujtdo që duke dëgjuar programin e Koalicionit Euroatlantik, i është përgjigjur ftesës për të udhëtuar bashkë drejt një ndryshimi më 11 Maj! Çdo mbështetje që kam marrë është inkurajim për vendimin e drejtë për të kandiduar në këto zgjedhje!
Nuk do ndalem së foluri me çdokënd, sepse çdonjëri nga ne mund të bëjë ndryshimin. Unë dua të përfaqësoj zërin tuaj, ndaj mbështetja juaj është ajo që më jep fuqinë për të vazhduar të flas çdo ditë për atë që meritojmë më shumë. Shqipëria meriton më shumë!
“Të marrësh mbështetjen e bashkëqytetarëve të tu është krenari dhe përgjegjësi e madhe! Rrugëtimi ynë për një Shqipëri që meriton më shumë do të vazhdojë çdo ditë, me çdonjërin që kërkon një Shqipëri më të mirë për fëmijët tanë!
Voto 4️⃣
Voto Koalicionin Euroatlantik 🇦🇱🇺🇸”, shkruan Pëllumbi duke ndarë momente me mbêshtetësit e tij.