Pas përgënjeshtrimit që mori nga familja e presidentit Trump, Lelo, i shqetësuar, iu paraqit në zyrë Mulit.
– Të vetmin amerikan që keni në PD jam unë, i tha.
Dhe mua më prishët me presidentin e vendit tim!
– Po ç’të duhet ty Bajram Begaj, ia ktheu Muli?
– Jo, zotëri! Më prishët me presidentin Trump, nguli këmbë Lelo.
Se atë kam president.
– Thuaji Çim Pekës të flasë me këtë Grenellin, ia ktheu Muli.
Se ndryshe s’ke për ta parë më ekranin e “Syrit” me sy.
Do të të mbetet vetëm të dalësh si legen rrugëve.
Ose të shkosh tek CNN-i i Sorosit!
– Puna është se ne, në vend që të gënjejmë demokratët, filluam të gënjejmë veten, ia ktheu Lelo.
Dhe pastaj e pësojmë.
Ky përgënjeshtrim tani na çon dëm edhe ato 6 milionë euro.
– Doktori na ka thënë që të mos flasim për 6 milionë eurot, e ndërpreu Muli.
Se mërziten demokratët. Ne kemi paguar për atë amerikanin sa kanë paguar tetë shtete bashkë.
– Po ne kemi halle të mëdha, vazhdoi Lelo.
Ata i paguajnë për qejf.
Puna është si të rregulloj unë imazhin tim tek Grenelli dhe tek Trump Jr. pas kësaj që ndodhi.
– Thuaj që ke shok Mulin, atë që ka firmosur kontratën, ia ktheu Muli me gjysmë shakaje.
Ndoshta ta falin. Se s’kanë për të gjetur më ndonjë tjetër që t’u japë 6 milionë euro me një firmë të vetme!