Sali Berisha në një konferencë për mediat ka prezantuar rezolutën për Shqipërinë, e cila u miratua në kongresin e PPE në Valencia.
Sipas Berishës, kjo rezolutë që u votua nga CDU dhe 82 parti të tjerë anëtare të PPE vjen si “diamanti në kurorë të tre rezolutave të tjera”.
Ai tha se Shqipëria bëhet i vetmi vend që në 6 muaj komuniteti ndërkombëtar lëshon 4 rezoluta për ndëshkimin, sipas tij të Ramës.
“Edi Rama është delja e zeze e Evropës në raport me vjedhjen e votës dhe drogën”, deklaroi Berisha.
Berisha tha se këto janë të vërteta që nuk i kapërdin dot asnjë evropian. “Ky është Edi Rama 8 ditë para zgjedhjeve. I nxirrë sic është”, tha kreu i PD.
“Unë dy ditë në Valencia kisha rikthimin tim politik më të fuqishëm politik në historinë e Evropës pas luftës”, deklaroi ndër të tjera kryedemokrati, i cili theksoi se “shqiptarët po shkojnë drejt një fitore plebishitare të themi është pak”.