Kreu i PD-së, Sali Berisha ‘ngeci’ përsëri teksa fliste para fermerëve të Dimalit, për inceneratorin e Tiranës.
Ai ngatërroi shifrat, duke e korrigjuar menjëherë nga 1 milion euro në 130 milionë euro.
Ky episod erdhi pikërisht pak sekonda pasi Berisha u tha të pranishmëve se “mund të fliste për 2 ditë me radhë para tyre”.
“Mund të flas dy ditë rresht pa ndërprerje për vjedhjet e ministrave të Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Po kthehem nga një Kongres, e thashë edhe dje, kur u tregoja të huajve se për djegësin e Tianës ishin harxhuar 1 milionë… 130 milionë euro dhe ai djegës nuk ishte ndërtuar, duhet t’ua shpjegoja dy-tre herë që ata takuptonin…!”, tha ai teksa ngatërroi shifrën e inceneratorit.