Nga Ridvan Peshkopia
Një idiot me patentë nga rradhët e opozitës, që mban syze dhe flokë gjysëm të gjata për të shtuar doza intelektualizmi në personin e tij të zbrazët, ka kërcënuar me akte kanibaleske kundërshtarët e tij politikë.
Madje, për ta bërë kërcënimin e tij sa më bindës, nuk e preferon mishin e tyre të pjekur dhe trajtuar me erëzat përkatëse por e do të gjallë, taze, të kuq, madje duke i lëvritur në pjatë.
Apo ndoshta nuk e do as në pjatë por e kapërdin aty, në vend, teksa tjetri është duke u marrë me korrupsionin e rradhës: Me njerën dorë ai socialisti merr paratë e korrupsionit ndërkohë që tjetrën ia ha kanibali i opozitës aty për aty.
Nëse opozita mendon se do fitojë me idiotësi të tilla në vend të ideve politike dhe premtimeve tokësore, ajo duhet të bëhet gati për një mëngjes të hidhur të 12 Majit.
Ju paralajmëroj përunjësisht dhe kjo është shkencë (Francis Galton e ka testuar empirikisht 150 vjet më parë): Mos e nënvlerësoni mënçurinë popullore!