Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita.
Siç bëjnë të ditur mediat botërore, kryeministri laborist Anthony Albanese, një ish-sindikalist me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë, në mënyrë suprizë.
Duket se me kalimin e muajve magjia e Trump po vjen duke rënë e duke u kthyer në boomerang. Meqë bëht fjalë për Australinë. Taulant Balla, drejtuesi politik i PS-së për diasporën, ka shkruar në rrjetin e tij social se Kryeministri laburist i Australisë Anthony Albanese (me baba arbëresh i Italisë) sapo ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke u rikonfirmuar Kryeministër.
Kryetari i opozitës Peter Dutton, edhe ky klient i Latifit si bufi jo vetëm që humbi zgjedhjet por humbi dhe vendin e tij si deputet në Parlament. Eh mor gjithë ato miliona dollarë për strategun Latif”.
Në fakt e njëjta gjë ndodhi edhe në Kanada, ku fituan progresistët e partisë liberale, duke pasur si qendër të fushatës së tyre një përplasje me administratën e Trump.