Edi Rama, nga Saranda, ka sulmuar partitë e reja politike duke thënë se janë “cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI”.
Rama tha se “konkluzioni im është sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha. Partitë e vogla kanë për interesa të vogla.”
Më tej vijoi duke thënë se “parti e madhe si PS është për interesin kombëtar.”
Rama: Ne duhet tu tregojmë atyre që duhet ta bëjmë këtë proces në afat dhe në atë moment që firmoset dakordësia do jenë të detyruar ta çojnë në parlamentet e tyre dhe ëndrra e madhe do të bëhet realitet falë votës së shumicsë së shqiptarëve.
Pse është kaq e rëndësishme? Pse është përtej partive? Pse nuk bëhet fjalë për 71 deputetë?
Është shumë e rëndësishme sepse na duhet fuqi. Duhet të jemi të përpiktë me ata. Kur bihet dakord me ata, 1 mijë nga Shqipëria dhe 1 mijë nga BE, ne merremi vesh me ta. Tani e imagjinoni ju. Ne bëjmë negociata me ta dhe vijmë këtu dhe para përfytyroni të dalë bufi të thotë prit se do merreni vesh me mua. Ose këta zogjtë që dalin vërdallë, që thonë jemi të rinjtë.
Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre. Ata parti të vogla janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI dhe ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të tëra dhe konkluzioni im është sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha.
Partitë e vogla kanë për interesa të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar. Kaq e vërtetë është kjo, sat ë kthehesh mbrapa sheh që kemi bërë gabime, por asnjë moment ta ketë tradhtuar interesin kombëtar.