Krimet zgjedhore – SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë
Ndërsa fushata zgjedhore është drejt përfundimit, SPAK bën me dije ‘bilancin’ e krimeve zgjedhore deri më datë 5 maj.
Sipas të dhënave të ndara për mediat, SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK. Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.
Njoftimi i SPAK:
Spinach Recalled After Testing Positive for Listeria
Keep Watching
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Më poshtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.
Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
-Kallëzime nga subjekte politike
-Referime nga Policia e Shtetit
-Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
-Denoncime nga Platforma Online
-Denoncime nga qytetarët
-Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
-Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
-Janë regjistruar 35 procedime penale.
-Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.