Një fundjavë luksi në Miami u kthye në kaos, kur një jaht Lamborghini i tejmbushur me modele dhe influencerë filloi të fundosej në mes të festës.
Një jaht luksoz Lamborghini, modeli Tecnomar for Lamborghini 63, u përmbys në brigjet e Miami Beach, të shtunën, ndërsa mbante 32 persona në bord, dyfishin e kapacitetit të tij zyrtar. Ky jaht i dizenjuar për 16 persona ka një vlerë tregu prej 4.5 milionë dollarësh dhe përfaqëson kombinimin e teknologjisë detare me dizajnin e markës Lamborghini.
Sipas raportimeve nga New York Post në bord ndodheshin modele dhe influencerë të njohur, që kishin nisur një festë luksi nën diellin e Floridës, duke postuar pamje me bikini, shampanjë dhe vallëzime në Instagram dhe TikTok.
Por atmosfera e festës ndryshoi kur jahti filloi të merrte ujë me shpejtësi. Në video që bënë xhiron e rrjetit, shihen pasagjerët duke qëndruar sipër jahtit që po fundosej, në pritje të ndihmës.
Fatmirësisht, të gjithë u shpëtuan pa lëndime nga Roja Bregdetare e SHBA-së dhe një anije tjetër e afërt. Sipas The Daily Mail, mbingarkesa mbi kapacitetin e lejuar është një nga shkaqet e mundshme të incidentit, i cili është ende nën hetim nga autoritetet.
Pavarësisht ngjarjes dramatike, shumë prej të pranishmëve vazhduan të postojnë përjetimet e tyre pas shpëtimit – me shampanjë në dorë dhe me të njëjtën energji “influencer life”, duke e kthyer edhe një përmbysje jahti në një moment “viral”