Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara.
Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH, përgjigjie që mund ta gjesh edhe në ChatGPT që të përgjigjet njësoj si ai gazetari amerikan. Pra gazetari ka pyetur rojen eportës së DASH duke intrpretuar ligjin amerikan.
“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” – thuhet sipas gazetarit amerikan në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Por në reagim nuk thuhet se i hiqet non grata, vetëm se mund ta lejojnë të udhëtojë drejt SHBA.
Caputo ka shpërndarë edhe një shkrim të gazetës “Wall Street Journal” ku ka dhënë një intervistë drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e familjes së tij u shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj të vitit 2021. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken.