Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, e uroi publikisht për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
“Faleminderit, motër. Është një nder të shërbej në një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo midis Shqipërisë dhe Italisë, dhe është një privilegj të bashkëpunoj me një udhëheqëse si ju, e cila thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.
Nuk e di nëse shkrova saktë një udhëheqës dhe jo një udhëheqëse, por e di me siguri se më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur”, shkruan Rama.