Kryeministri kroat, Andrej Plenković, ka uruar homologun e tij Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
“Urime kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje!
Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm brenda NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare.
Pres me padurim pjesëmarrjen në samitin e EPC-së në Tiranë të premten”, shkruan ai.