Partia Socialiste do ta festojë fitoren e thellë të zgjedhjeve të 11 majit ditën e sotme (14 maj).
Festa do të mbahet rreth orës 19:00 në “Sheshin Skënderbej”, me simpatizantët dhe strukturat e partisë.
Pritet që kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama t’u drejtohet edhe me një mesazh falenderimi për punën që kanë bërë për fitoren e mandatit të katërt.