Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, aktorja Julia Ilirjani nuk e ka përballuar mirë disfatën e thellë në zgjedhje dhe ka shpërthyer në ofendim ndaj bashkëatdhetarëve të saj.
Në një postim në rrjetet sociale, ish-banorja e Big Brother Albania, ka shpërndarë një fotomontazh që ka qarkulluar në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë ato dy qarqe në veri që kanë votuar PD-në.
Por përtej kësaj ndarjeje skandaloze që i bëhet Shqipërisë në baza paragjykimesh që janë përdorur ndër vite, Ilirjani ka shkuar edhe më tej, duke urryer origjinën e saj teksa thotë se i vjen turp që është “nga jugu”.
“Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan idiotja që do na kthente Sali Berishën, Julia Ilirjani.