ali Berisha një ditë më parë doli në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se nuk njeh zgjedhjet, pasi sipas tij PS përdori bandat për të blerë vota. Por po të shohësh listën e kandidatëve të Sali Berishës, në qarkun e Durrësit kandidati më i votuar i listës së hapur është ish-prokurori Arjan Nodoj, i shkarkuar nga KPK për lidhje me krimin e organizuar.
Në Qarkun Durrës, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 8 mandate, ndërsa PD-ASHM ka siguruar 6 mandate. Në këtë qark PD nxjerr 5 deputetë nga lista e sigurt dhe vetëm një nga lista e hapur. Deri më tani, kandidati më i votuar në listën e hapur të Berishës, është ish-prokurori Ndoj, me 4981 vota.
Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.