Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri. Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në pak kohë në vendin tonë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.
Në orën 08:45, kryeministri Edi Rama e ka pritur presidentin francez në kryeministri. Më pas, në orën 09:30, do të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë.
Vizita zyrtare e Macron do të vijojë me një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, e cila është parashikuar në orën 10:00-10:15. Të dy udhëheqësit do të flasin edhe në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner si dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi.