Brryli Broadway, një faqe e njohur memesh, ka shkaktuar zemërimin e Edi Palokës.
Kjo, pas një meme që tregon se ai u bë deputet pa bërë fushatë fare, ndërsa Ilir alimehmeti mbeti jashtë Parlamentit, edhe pse mori mbi 17 mijë vota.
Për këtë arsye, Paloka ka reaguar i revoltuar.
“Me cuan kete postimin e me thone qe kete brrylin e paska blere prej tre vjetesh djali i Leka Meksit!
“I vogli” i Lekes nuk ka faj, se vertete kam punuar une e ca te tjere si gomari qe prej ‘90 pa perfituar asgje, qe te behet milionere ky e ca brryla si ky!
Per Leken sidoqofte une e ruaj respektin pavarsisht brrylit qe i ka qelluar per djale”, shkruan Paloka.
“Në këtë vend ku humbja është normë dhe ndjeshmëria është sport kombëtar, ndjesë z. Paloka që memet janë më realiste se fjalimet.
Ne thjesht tallim veten… pastaj vjen dikush që e merr personale. Jepi, o burrë shteti një meme nuk është as më e rëndë, as më e pakuptimtë se ato që dëgjojmë në Kuvend”, i përgjigjet ndërkohë faqja e memeve, Edi Palokës.