Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli edhe për projektet për energjinë.
Rama tha se është duke u punuar për projektin me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e kabllove nënujore të transmetimit të energjisë elektrike, e cila do të prodhohet në vendin tonë.
‘Ne kemi shumë për të bërë politikisht dhe gjeografikisht për energjinë dhe ne po e bëjmë. Tani ne jemi të angazhuar në një projekt më të madh me Italinë që lidh Shqipërinë me Italinë. Ka kompani franceze që kanë ardhur për të ndërtuar për energjinë diellore. Aktualisht kemi ngritur parkun e parë teknologjikë, ndaj ka shumë kompani të huaja që vijnë këtu. Pastaj edhe në shërbim jemi mirë, por turizmi energjia dhe novacioni janë 3 nga drejtimet ku mund të bëjmë shumë më tepër’, tha ai.
bilitet, PS integrimin në BE! S’pati luftë të brendshme për vota, Rama rigjeneroi partinë
Një koment e pati edhe për Bashkimin Europian.
‘Një nga problemet që shoh tek BE është vështirësia për të dal me një vendim. Sepse ka shumë doktor për shumë pacient që haen me njëri tjetrin për të gjetur diagnozën. BE duhet që të mendoj se tu bëjë ballë fuqive që po dalin në pah’, tha ai.
Kryeministri e cilësoi Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili u mbajt në vendin tonë më 16 maj si diçka të paparashikueshme.
‘Ajo që ndodhi në Tiranë me samitin ishte e paparashikueshme. Në këto vendtakime vijnë njerëz nga terreni ku gjithçka mund të ndërveprojë, të ngrenë pyetje dhe të marrin përgjigje, dhe të vihen në kontakt me njëri- tjetrin. Ne patëm nderin që të kishim presidentin francez këtu dhe në momentin që ai iku ai shkëmbeu kontakt me 3 persona. Njeri prej tyre ishte dikush që merrej me kujdesin shëndetësor, përmes inteligjencës artificiale dhe jetonte në Londër. Dhe ai i tha pse në Londër duhet të jesh në Paris më jep kontaktin tënd.