1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Çnjerëzore në Gaza: Fëmijët e vegjël përleshen me njëri-tjetrin për një pjatë supë! Bota lejon mizorinë

May 26, 2025
in Bota
        
 

Ndërsa shkon ora 12 e drekës, Waheed Abu Sabeeh e thërret vajzën e tij 7-vjeçare, Bisan. I jep në dorë një tenxhere të vogël dhe e këshillon të nxitojë. Vetëm disa dhjetëra metra larg tendës së tyre, një kuzhinë e ngritur nga një organizatë bamirëse, ofron një lloj shpëtimi për ta: një racion të vetëm ushqimor, të gatuar në kampin e refugjatëve Al-Shati (Plazh) në Gaza.

Abu Sabeeh, 47 vjeç, u zhvendos nga shtëpia e tij në Beit Lahia në veri të Gazës. Ai tani jeton me gruan dhe 5 fëmijët e tij në një tendë të improvizuar, jo më të madhe se 4 metra katrorë, të ngritur pranë një shkolle të UNRWA-s, dhe të shndërruar në një strehë në qytetin perëndimor të Gazës.

Ashtu si mijëra të tjerë të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga lufta dhe varfëria, Abu Sabeeh ka shumë pak mundësi për të ushqyer familjen e tij. “Ne mbijetojmë me atë që na japin bamirësit. Po të mos ishin ata, fëmijët e mi do të flinin të uritur”- thotë ai me zë ku ndihet lodhja ekstreme.

Çdo ditë, Bisan, që duhet të ishte në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë nëpër botë, i bashkohet një radhe të gjatë me gra, fëmijë dhe burra, që mbajnë në duar enë bosh. Organizata bamirëse shërben racione ushqimore modeste me thjerrëza, fasule, bizele ose oriz, rreth 400 gramë për person, pa asnjë shtesë.

Për gati 90 minuta çdo ditë, ndonjëherë edhe më gjatë, Bisan 7-vjeçare pret në radhë nën diell, me një tenxhere të vogël në duar para tendës së organizatës bamirëse në kampin e refugjatëve Al-Shati në Gaza. Ditët e tjera, ajo del më herët, duke shpresuar që t’i shpëtojë turmave të mëdha.

“Shkoj atje të marr ushqim për ta ndihmuar familjen time të ushqehet, sepse nuk kemi asgjë në shtëpi”- thotë ajo me një zë të butë e të pafajshëm. Ushqimi që sjell, tepron rrallë përtej një vakti shumë modest.

Në ditët kur mbaron ushqimi në kuzhinën e organizatës, familja kënaqet duke ngrënë sasi të vogla zaatar (një përzierje e rigonit të tharë, trumzës, borzilokut dhe farave të susamit), dhe ndonjëherë reziston pa bukë.

Babai i saj kishte një dyqan të vogël veshjesh dhe lodrash për fëmijë në Beit Lahia, në veri të Gazës. Por sulmet ajrore izraelite ia shkatërruan dyqanin dhe shtëpinë gati një vit më parë, duke e lënë atë dhe familjes e tij vetëm me një tendë dhe pasigurinë e përditshme për mbijetesë.

“Bisan pret me orë të tëra, vetëm për të sjellë në shtëpi disa lugë për seclin”- thotë i ati për gazetën arabe Asharq Al-Aësat. “Ndonjëherë ajo kthehet duarbosh. Herë të tjera zihet me fëmijë të tjerë në radhë, kur janë duke u shtyrë se kush të marrë më parë ushqimin”- shton ai.

Sipas babait të Bisan, sjellja e vogëlushes ka ndryshuar. “Tani ajo është më e zhurmshme, më agresive. Bërtet apo shtyn. Ka mësuar në radhë se nëse nuk lufton për atë që duhet, mund të mos hajë dot!”- thekson i ati.

Çdo ditë, 51-vjeçarja Faten Al-Masri mban një tenxhere në duar, dhe i bashkohet një radhe të gjatë njerëzish, që shpresojnë të marrin një racion të vogël gjelle me thjerrëza ose oriz nga një kuzhinë tjetër e një organizate bamirëse në lagjen e shkatërruar nga bombardimet Al-Rimal në Gaza.

Me origjinë nga Beit Hanoun në veri, Al-Masri dhe familja e saj prej 13 anëtarësh, kanë jetuar në një tendë për muaj të tërë, të zhvendosur nga lufta. Pa miell në dispozicion, ata hanë çfarëdolloj gjëje që u ofron kuzhina, dhe flenë shpesh pa bukë apo ndonjë gjë tjetër të ngrënshme.

“Disa ditë, pres më shumë se 3 orë vetëm për të marrë pak ushqim”- shprehet ajo për Asharq Al-Awsat, me një zë të rënduar nga lodhja. “Nuk ka miell, asgjë tjetër shtesë. Hamë çfarëdolloj gjëje që na ofrojnë. Vetëm kaq kemi!”- shton gruaja.

Pavarësisht diabetit kronik dhe dhimbjes nga qëndrimi në këmbë për periudha të gjata, Al-Masri thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të durojë pritjen. “Fëmijët e mi janë të zënë me punë. Njëri duke sjellë ujë, tjetri duke kërkuar diçka tjetër. Unë shkoj në radhë sepse duhet. Jam e sëmurë, por nuk mund ta lë familjen time të vuajë nga uria. Ne nuk kemi asgjë…”- shprehet gruaja.

Fjalët e saj pasqyrojnë dëshpërimin që ndihet aktualisht në të gjithë Rripin e Gazës, ku uria, zhvendosja dhe kolapsi i shërbimeve bazë, i kanë detyruar edhe të moshuarit dhe të dobëtit që të presin në radhë për mbijetesë.

Kuzhinat e organizatave bamirëse në të gjithë Gazën – dikur një kamerdare shpëtimi për familjet e zhvendosura – nuk po munden që të përballojnë ngarkesën në rritje. Teksa dikur ishin në gjendje të ushqenin qindra njerëz çdo ditë, disa kuzhina kanë filluar të racionojnë furnizimet e kufizuara që marrin.

Të tjera janë mbyllur krejtësisht, të paafta të përballojnë kërkesën në rritje dhe për shkak të burimeve gjithnjë e më të pakta. Këto kuzhina, menaxhohen nga një përzierje organizatash ndërkombëtare, agjencish të OKB-së, organizatash bamirëse arabe dhe nismash lokale të udhëhequra nga të rinjtë.

Por punonjësit e ndihmës humanitare, paralajmërojnë se situata po përkeqësohet në atë që ata e përshkruajnë si “më shumë se sa katastrofike”, ndërsa lufta, zhvendosja dhe një bllokadë në përshkallëzim të vazhdueshëm, ka lënë qindra mijëra njerëz në pragun e urisë.

Ali Matar, i cili ndihmon në drejtimin e një kuzhine bamirëse në Gazën Perëndimore, një zonë tashmë e mbushur me familje të zhvendosura nga veriu, thotë se kriza e ushqimit po mbërrin në një pikë kulmore.

“Ekziston një mungesë e qartë të mallrave të konservuara, orizit, thjerrëzave dhe produkteve të tjera bazë. Furnizuesve po u mbarojnë rezervat, dhe kjo po ndikon shumë në aftësinë tonë për të gatuar dhe shpërndarë ushqime. Uria e ka mbërthyer Gazën nën darën e saj”- tha Matar për Asharq Al-Awsat.

Kostoja në rritje e atij pak ushqimi që ka mbetur, siç janë fasulet, bizelet dhe orizi, po e bën gjithnjë e më të vështirë për donatorët që të vazhdojnë operacionet humanitare. Matar tha se situata po i shtyn disa grupe humanitare të mbyllin plotësisht kuzhinat e tyre, pasi raftet e tyre të magazinimit janë bosh.

“Disa nga organizatat bamirëse dhe të financuara nga arabët, po bashkojnë tani burimet vetëm për të vazhduar gatimin. Por nëse kjo krizë nuk adresohet së shpejti, pasojat do të jenë katastrofike. Mund të shohim çdo javë vdekjen e dhjetëra njerëzve nga uria”- paralajmëron ai.

Nën një presion ndërkombëtar në rritje për të ndaluar fushatën e tij ushtarake në Gaza dhe për të lejuar ndihmën, Izraeli deklaroi kohët e fundit se do të lejojë hyrjen e furnizimeve humanitare “thelbësore”. Megjithatë, grupet e ndihmës thonë se njoftimi është shumë i vonuar, sepse ndihma është bllokuar që nga 2 marsi, teksa nevojat janë shumë të mëdha. /Përshtati Pamfleti nga “Asharq Al Awsat”/


        
 
Next Post

Ja kush janë 12 "komitët" që mbajnë në këmbë Berishën...

Gjyqi i shekullit, SPAK lëkund pozitat e Sali Berishës, 137 dëshmitarë për aferën me klubin “Partizani”! Ja çfarë do ndodhë në përballjen historike të ish-kryeministrit me drejtësinë

Akuza në "banak" dhe jo në SPAK! Troplinët e Ilir Metës pelivani Hoxha i'a faturon Edi Ramës

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com