Ilir Meta ka zbuluar një tjetër komplot, këtë herë nga burgu, për t’i rrëzuar Tedi Blushin, i njohur si Bilushi i Metës, me qëllim për t’i marrë partinë, atë farë partie, të cilës i ka mbetur vetëm emri i ndryshuar. Meta deklaroi nga burgu se kishte zbuluar një armik të brendshëm, i cili kishte tentuar t’i rrëzonte Bilushin. Meta tha sot se ky maskara brenda partisë së tij, që donte të zinte vendin e Tedi Blushit si sekretar i Partisë së Lirisë, ka shitur 12 mijë vota tek PS.
Që kur SPAK e mori nën hetim, Ilir Meta ka zbuluar disa komplote dhe armiq brenda partisë. ‘Armiku’ më i madh doli e shoqja e tij, Monika Kryemadhi. Ndërkaq, qelia është një oaz për mendjen për zbulimin e komploteve dhe armiqve të rinj të brendshëm.
Deklarat e Ilir Metës se ka gjetur një tjetër armik të brendshëm në partinë e tij dhe ky është I.B, i cili sipas tij i ka shërbyer bashkëshortes Kryemadhi në një akt konspiracioni, për të bërë grusht partie dhe rrëzuar Blushin e tij të famshëm është aspekt nga çoroditja e tij psiqike.