Të paktë janë demokratët që përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve të 11 majit e kërkojnë mes tyre. Një prej tyre është deputeti Tomor Alizoti, i cili teksa hynte në parlament pas fushatës 1-mujore, u tha gazetarëve se “ne jemi në rregull”, pavarësisht se nën drejtimin e tij si Drejtues Politik, Partia Demokratike në Qarkun Elbasan humbi 2 mandate.