Historiani Pëllumb Xhufi tha për MCN se gjenocidi i shqiptarëve të Çamërisë u bë në sytë e oficerëve anglez dhe se Churchill ka qenë kasapi i Shqiëprisë dhe i Çamërisë.
Sipas Xhufit ka dokumente që vërtetojnë se gjenocidi ka qenë një plan i vjetër i qeverive greke që u realizua gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Në 27 qershor filloi zbatimi i projektit të vjetër të qeverisë greke që ishte dëbimi i popullsisë shqiptare myslimane të Çamërisë. Ishte tentuar dhe më herët që në pushtimin e Çamërisë në 1913, u bëmë përpjekje dhe një numër familjesh çame ikën një pjesë drejt Shqipërisë dhe një pjesë drejt Turqisë. Ishte bërë një përpjekje tjetër e fortë më vonë menjëherë pas marrëveshjes së Lozanës mes Greqisë dhe Turqisë për shkëmbimin e popullsive.
Study Suggests Amygdala Response Can Predict Depression Treatment Outcomes
Keep Watching
D.m.th pas disfatës që kaloi ushtria greke në 1922 u vendos që popullsia greke e Azisë së vogël që ishte popullsi ke disa qindra mijëra do të vinte në Greqi, kurse popullsia myslimane e Greqisë që ishin shqiptarët e Çamërisë , kishte dhe turq do të shkonin në Azi të Vogël.
U bë një hap i parë, dy fshatra në Igumenicë dhe u nisën drejt Turqisë. Në atë moment ka luajtur rol pozitiv qeveria shqiptare sado e dobët që kishte dalë pas Luftës së Parë Botërore që ka bërë presion të madh në Gjenevë në Lidhjen e Kombeve për të ndaluar deportimin e popullsisë shqiptare në drejtim të Turqisë.
Ky plan është i dokumentuar sepse në Athinë ka pasur ambasada që kur është krijuar shteti grek. Ka pasur konsuj të huaj që kanë prodhuar dokumentacion dhe e vënë në dukje që në fund të shekullit XIX që ka një urrejtje të jashtëzakonshme ndaj popullsisë myslimane në Çamëri. Ka shtypje represion të vazhdueshëm, ka mosnjohje të të drejtave civile, politike kulturore të popullsisë çame.
Në Luftën e Dytë Botërore ka pasur dhe misione ushtarake angleze të cilat, por dhe pushtuesit gjermanë kanë prodhuar dokumentacion të tillë që vënë në dukje qëndrimin e autoriteteve të qeverisë kolaboracioniste greke në Çamëri që krijonin konflikte që shtypnin popullsinë çame.
Në dekadat e fundit ka historianë grekë që thonë atë që them unë që ka qenë projekt i vjetër që u realizua në rrethanat e Luftës së Dytë Botërore.
Gjenocidi i popullsisë çame u bë më miratimin dhe në sytë e oficerëve britanikë anëtarë të misionit ushtarak britanik duke nisur nga shefi i këtij misioni që ka shkruar dhe shënimet e tij ku thotë hapur që grekët i dëbuan çamët përfundimisht, përdoren ‘pak dhunë të tepruar’ po do të kemi qetësi tani e tutje. Ky ishte ushtarak nuk i dinte të fshehtat por në qoftë se do shohësh dokumentet e Ministrisë së Jashtme britanike aty del qartë që nga Lufta e Parë Botërore, qeveritë greke i kanë premtuar Britanisë t’i japin ishullin e Qipros si bazë ushtarake për flotën.
Vërtetojnë që ka pasur pazar që u përsërit dhe pas luftës së parë Botërore në Konferencën e Paqes kur Britania mbështeti pretendimet e Greqisë për të marrë Vorio Epirin. E njëjta gjë pas Luftës së Dytë Botërore në 1946 Greqia ngriti pretendime për të marrë Shqipërinë e Jugut.
Anglia ka qenë dhe mua më vjen shumë keq se ka pasur dhe përfaqësues të komunitetit çam që nga foltorja e Parlamentit i fillonin ndonjëherë fjalimet e tyre duke cituar Churchill-in që ka qenë kasapi i Çamërisë dhe kasapi i Shqipërisë sa kohë që ai qe burrë i zgjuar për Britaninë e madhe, ai qe ai që i kishte premtuar që në 1942 qeverisë greke në mërgim që ne do ia japim Shqipërinë e Jugut Greqisë pas luftës. Dhe incidenti i Korfuzit, rrënjët i ka këtu”, tha Xhufi.