1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A janë gati prangat për Ballukun? Telefoni i Berberit dhe dëshmia e zyrtares fundosin ministren, e penduara zbardh…

July 8, 2025
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Ditët e fundit, një anëtare e Komisionit të vlerësimit të ofertave për Tunelin e Llogarasë është zbërthyer në SPAK, duke treguar marifetet për finalizimin e aferës 50 milionë euro, falsifikimin e dokumentacioneve, zhdukjen e disa provave nga kompjuterët, urdhrat për të fshehur materiale, etj. Kjo zyrtare mësohet se është zbërthyer gjatë hetimit nga SPAK, duke rrëfyer skemën e manipulimit të bërë nga Belinda Balluku dhe Evis Berberi me grupin e tyre. Një indicie e fortë për prokurorët e SPAK është edhe telefoni i Berberit dhe disa drejtorëve që janë në burg. Telefonat e sekuestruar nga SPAK janë bërë dëshmitarë elektronikë të kësaj afere, ku shfaqet e plotë skema e operimit të ministres së Transporteve me bandën e saj të drejtorëve.

Në telefonin e Berberit janë mesazhe të shumta me urdhrat e Ballukut për të skualifikuar kompanitë e padëshirueshme për bandën e saj. Gjuha e përdorur nga ana e saj është një gjuhë e dhunshme dhe zhargon rruge, ku urdhërohej Berberi ti hiqet këtij bq… dhe t’ja japim këtij tjetrit. Nëpërmjet mesazheve kjo ministre garantonte Berberin dhe vartësit e tjerë të vepronin sipas urdhrave të saj, pasi garancinë me SPAK e mbulonte kjo, të cilët nuk do të prekeshin kurrë nga organi i Prokurorisë Speciale. Situata e re e krijuar gjatë këtij hetimi duket se ka marrë kthesë të re nga zbërthimi i njërës prej anëtareve të grupit të vlerësimit të ofertave, e cila zbardh me përpikëri lëvizjet e bëra për aferën më skandaloze të viteve të fundit, atë të Tunelit të Llogarasë. Dëmi ekonomik plot 50 milionë euro. Tenderi u fitua nga kompania Gjoka dhe më pas u anulua duke ju dhuruar kompanisë turke pas ndërhyrjes së Erdogan. Ky vendim u morr pas një takimi të Ballukut para shpalljes së fituesit të tenderit të dytë, Edi Rama dhe Belinda Balluku zhvilluan një vizitë zyrtare në Ankara me përfaqësuesit e kompanisë ku vendosën të bëjnë qokën e radhës.

SPAK ka hapur dy hetime të ndara për aferën e Llogarasë:

Hetimi i parë, i drejtuar nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, lidhet me procedurat e kontraktimit të kompanive për mbikëqyrjen e punimeve. Kompania Net Group, e lidhur me ish-drejtorin e ARRSH-së Evis Berberi, fitoi tenderin si bashkim operatorësh me kompaninë Hill International NV nga Holanda, me një ofertë rreth 2 milionë euro.

Hetimi i dytë, i drejtuar nga kreu i SPAK-ut Altin Dumani, ka në fokus vetë tenderin e ndërtimit të tunelit. Fillimisht, tenderi u fitua nga kompania Gjoka Konstruksion me vlerë 140 milionë euro, por më pas u anulua dhe iu dha një bashkimi kompanish turke për 170 milionë euro. Këto kompani më pas nënkontraktuan sërish Gjokën, për të realizuar punimet me të njëjtën vlerë që kishte ofruar në fillim – pra, 50 milionë euro më pak.

Berberi, Net Group dhe pastrimi i parave

Ish-drejtori i ARRSH-së Evis Berberi është tashmë nën akuzë për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Ai akuzohet se i ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj, përmes së cilës përfitimet janë kanalizuar në kompaninë “DAAM”, që Berberi e kontrollonte në mënyrë të fshehtë. Një nga këto tendera është pikërisht mbikëqyrja e punimeve për Tunelin e Llogarasë, me vlerë 196 milionë lekë. Afera e Llogarasë nuk është thjesht një histori tenderash të fryrë. Ajo është një skemë e dyshuar ku një kompani humb tenderin, por më pas e fiton sërish si nënkontraktor, ndërsa shteti paguan 50 milionë euro më shumë. Në qendër të kësaj skeme është Rrok Gjoka, një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike pas Bashkim Ulajt. Nëse SPAK arrin të çojë këtë çështje në gjykim me prova të forta, do të jetë një precedent i rëndësishëm për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë në infrastrukturë një sektor që ka gëlltitur miliarda euro pa transparencë.

Roli i Evis Berberit dhe lidhjet me kompanitë

Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së dhe më parë i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, është nën akuzë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Ai ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj, përmes së cilës përfitimet janë kanalizuar në kompaninë “DAAM”, që Berberi e kontrollonte në mënyrë të fshehtë.

Një nga këto tendera është pikërisht mbikëqyrja e punimeve për Tunelin e Llogarasë, ku Net Group fitoi si bashkim operatorësh me Hill International NV.

Sulmet ndaj SPAK-ut dhe përpjekjet për devijim

Belind Këlliçi është një nga personat më aktivë kundër SPAK. I njohur për lidhjet me Belinda Ballukun, Këlliçi është organizatori i sulmeve ndaj Erion Velisë për llogari të kësaj të fundit.

Prokurori Dritan Prençi është vënë në shënjestër nga figura politike si Belind Këlliçi, i cili e akuzon për “mos hetim të inceneratorëve”, ndërkohë që hetimi për inceneratorin e Tiranës është një nga më të avancuarit në historinë e drejtësisë shqiptare, me rreth 70 të pandehur dhe disa vendime dënimi. Kjo përpjekje për të devijuar vëmendjen nga 50 milionë eurot e Llogarasë drejt inceneratorëve është një strategji e njohur për të shpëtuar nga ndëshkimi penal.

KRONOLOGJIA E AFERËS SË SHEKULLIT NGA BALLUKU DHE BANDA 5B

Tenderi i parë dhe anulimi i tij

Dhjetor 2020: Ministria e Infrastrukturës shpalli tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 19 miliardë lekë (rreth 140 milionë euro). Fitues u shpall kompania shqiptare Gjoka Konstruksion. Pas 6 muajsh, tenderi u anulua, me pretendimin se “kompanitë nuk plotësonin kriteret teknike dhe ligjore”.

Tenderi i dytë dhe rritja e kostos

Qershor 2021: Ministria rishpalli tenderin me fond limit të rritur në 18.9 miliardë lekë (rreth 190 milionë euro me kursin e kohës). Fitues u shpall një bashkim kompanish turke: INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT dhe ASL INSAAT TAAHHUT. Sipas denoncimeve të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, këto kompani nuk sollën asnjë makineri, por nënkontraktuan sërish Gjokën, me të njëjtën vlerë që kishte ofruar në tenderin e parë.

Vizita në Ankara dhe dyshimet për ndërhyrje politike

Para shpalljes së fituesit të tenderit të dytë, Edi Rama dhe Belinda Balluku zhvilluan një vizitë zyrtare në Ankara. Ministrja Balluku publikoi në Facebook foto nga takimet me autoritetet turke. Ahmetaj ka deklaruar se “gjithçka është e dokumentuar me foto dhe data” dhe se tenderi u ridrejtuar pas këtyre takimeve.

Diskriminimi i kompanive të tjera dhe ndryshimi i kritereve

Ministria e Infrastrukturës ndryshoi disa herë kriteret teknike për të përjashtuar kompani me eksperiencë ndërkombëtare. Në garën për projektimin e tunelit, kompania Net Group (e lidhur me Evis Berberin) u kualifikua me ofertë më të ulët, por nuk fitoi. Në tenderin për ndërtim, u përjashtuan të gjitha kompanitë përveç konsorciumit turk, i cili u shpall automatikisht fitues.

Reagime dhe raporte ndërkombëtare

Progres-Raporti i BE-së (2020) theksonte se autoritetet shqiptare kanë “mungesë kapaciteti për të menaxhuar prokurimet publike në mënyrë efektive” dhe se “përputhshmëria me ligjin është e dobët”. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (2021) përmend korrupsionin në prokurimet publike si një shqetësim të vazhdueshëm në Shqipëri.

Tenderi i dytë – flamur i kuq për korrupsion

Sipas Open Data Albania, tenderi i dytë për ndërtimin e tunelit u shpall me fond limit 18.9 miliardë lekë (rreth 200 milionë euro me TVSH). Në garë morën pjesë katër grupe kompanish, por më 8 tetor 2021, Ministria e Infrastrukturës skualifikoi të gjithë konkurrentët, përveç konsorciumit turk INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT dhe ASL INSAAT TAAHHUT. Këto kompani u shpallën fituese me ofertë 17 miliardë lekë, ndërkohë që një grup tjetër kompanish shqiptare dhe të huaja kishte ofruar 15.8 miliardë lekë — pra, rreth 12 milionë euro më pak. Skualifikimi u justifikua me mungesën e eksperiencës për ndërtimin e një ure 120 metra të gjatë, një kriter që nuk ishte thelbësor për vetë projektin e tunelit.

Kritikat e Open Data dhe KLSH

Open Data e ka shënuar këtë tender me flamur të kuq, duke e cilësuar si me rrezik të lartë për korrupsion, për shkak të skualifikimit të paqartë të ofertuesve më të lirë dhe mungesës së transparencës në vlerësim. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar se në dhjetor 2022, Ministria e Infrastrukturës, me firmën e zv/kryeministres Belinda Balluku, miratoi dy akte normative që i shtuan buxhetit të ministrisë 5 miliardë lekë (rreth 50 milionë euro) pa analizë financiare të detajuar. Këto fonde u përdorën për projekte si Tuneli i Llogarasë dhe Rruga e Arbrit.

Skema e dyshuar: anulim, rishpallje, nënkontraktim

Tenderi i parë u anulua, edhe pse Gjoka Konstruksion kishte ofertën më të mirë.

Tenderi i dytë u fitua nga kompanitë turke me ofertë më të lartë.

Më pas, Gjoka Konstruksion u nënkontraktua sërish nga fituesit për të kryer punimet me të njëjtën vlerë që kishte ofruar në fillim- një skemë që SPAK po e heton si manipulim të procedurës dhe pastrim parash.

KLSH: 50 milionë euro shtesë pa analizë financiare

Në dhjetor 2022, zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku firmosi dy akte normative që i shtuan buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës 5 miliardë lekë (rreth 50 milionë euro) pa asnjë analizë financiare të detajuar. KLSH e ka konsideruar këtë veprim të paligjshëm, duke theksuar se fondet u përdorën për projekte si Tuneli i Llogarasë dhe Rruga e Arbrit, të dyja të dhëna kompanisë Gjoka Konstruksion.

Tenderi i rrugës lidhëse, anulim i dyshimtë

Më 28 prill 2025, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) anuloi një tender me vlerë 506 milionë lekë pa TVSH (rreth 5.1 milionë euro) për ndërtimin e rrugës lidhëse nga tuneli deri në Palasë. Arsyeja zyrtare: “gabime ose mangësi të rëndësishme në dokumentet e tenderit”. Por burime të brendshme dyshojnë se anulimi është pjesë e një skeme për të kontrolluar ofertuesit dhe manipuluar garën.

Mbikëqyrja e punimeve lidhje me Berberin

Mbikëqyrja iu dha bashkimit të kompanive Hill International dhe Net Group, kjo e fundit e lidhur me Valter Begajn, ish-ortak i Evis Berberit, ish-drejtor i ARRSH-së. Të dy u arrestuan në mars 2024 për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, tenderat e fituar nga Net Group janë firmosur nga Berberi dhe paratë janë transferuar te kompania “DAAM”, e kontrolluar në mënyrë të fshehtë po nga ai.

Raporti i Performancës 2023, gjetje për Ministrinë e Infrastrukturës

Sipas Raportit Vjetor të KLSH për vitin 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është audituar për: Menaxhimin e fondeve publike në projekte infrastrukturore me vlerë të lartë. Zbatimin e procedurave të prokurimit publik, ku janë konstatuar: Mungesë dokumentacioni justifikues për vlerësimet teknike. Skualifikime të ofertuesve pa argumentim të plotë. Rritje të kostove përmes akteve shtesë pa analizë financiare.

Gjetje specifike për projektet rrugore dhe tunelin e Llogarasë

Në raportin e vitit 2022, KLSH ka theksuar: Shtesë fondesh prej 5 miliardë lekësh (rreth 50 milionë euro) për projekte si Tuneli i Llogarasë dhe Rruga e Arbrit, të miratuara me akte normative pa analizë të detajuar financiare. Mungesë transparence në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë, veçanërisht në tenderin e dytë për tunelin, ku u përjashtuan ofertues me çmime më të ulëta dhe u shpall fitues një konsorcium me ofertë më të lartë.


        
 
Next Post

SPAK, politikë linçuese ndaj Metës e Veliajt, nuk kanë pse rrinë në paraburgim” - Mero Baze: Ja praktikat kriminale dhe dezinformimi i SPAK!

"Ua, u bë by**a e Marinit, e tmerrshme"! Si Monika Kryemadhi ndërhynte për "kushon" që i dha kartën e kreditit?

Masakër mjedisore dhe urbane në Parkun Kombëtar të Thethit, betonizohet pa leje e pa kriter

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com